Dita Panxhea: Me 10 maj video për ta ndryshuar botën

PangeaDay logoMe 10 Maj 2008 në orën 18:00 GMT, do të emitohen 24 filma në kohën e ngjarjes 4 orësh. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje është që dita Panxhea do të emitoj nga 6 lokacione të ndryshme të botës, në 7 gjuhë të ndryshme dhe do të shikohet edhe përmes internetit, televizionit, telefonave celularë me një qëllim të vetëm: që të njoftohemi me jetën e të tjerëve dhe të fokusohemi në punët e ngjashme, në vend se në punët e ndryshme, të cilat do të na mundësojnë të punojmë së bashku për të arritur paqe. Iniciativa erdhi nga dëshira e krijuesit egjiptian të filmave Xhehan Nojaim. Si fitus i TED iu shpërnda çmimi për dëshirë më vlerë prej 100 000$. Dita Panxhea është dëshira e tij, për ndryshim të botës dhe të krijoj një ditë ku të gjithë njerëzit e botës do të shoqërohen përmes filmit. Këtu mund ta shikoni fjalimin e tij nga viti 2006 kur e mori shpërblimin.

Për shkak se Dita Pnxhea është për ti bashkuar njerëzit, u bë thirrje deri te publiku për ti vendosur videot e tyre në video kanalin e ditës Panxhea, ku mund të shikohen 1037 video të cilat janë vendosur si përgjigje e kësaj thirrje.

Si shembull, njëra nga videot e vendosura është për një student të arriti nga Tanzania, i cili e tregon tregimin e tij për jetën e tij të përditshme dhe se si ai dëshiron ti mësoj fëmijët pa strehë për artin. Vijon tregimi për Çado nga xhejmsstefenbroun:

Logjistika e ditës Panxhea frymëzon frikë: nga Kairo, Londra, Los Anxheles, Mumbai dhe Rio de Zheneiro, filma, muzikë gjallë dhe folës do të bashkohen për ta frymëzuar të gjithë botën. Filmat u zgjodhën nga më shumë se 25 000 filma nga 100 vende. Të gjithë këta filma shpërndajnë disa karakteristika, si mundësia e tyre e inspirimit, transferojnë dhe mundësojnë ta jetojmë jetën nëpërmjet syve të tjerëve. Mbretëresha Nor nga Jordania do të jetë njëra nga folësit së bashku me muzikantin dhe aktivistin Bob Geldorf, Kristian Amanpor nga CNN dhe rok grupin Iranian Hipernova. Përderisa në këta vende njerëzit do të afrohen, gjithkund në botë mund të lajmërohen grupe njerëzish dhe të tregojnë se edhe ata do të përfshihen: mund të marrin pjesë në ngjarje të hapur në qytetin tonë ose edhe vetë të organizoni tuajin.

Megjithatë, dita Panxhea nuk është vetëm për të qenë së bashku për ata 4 orë. Idea e kësaj ngjarje është që të inspirohen njerëzit të bisedojnë dhe të bëjnë ndryshime. Gjithashtu u mundëson tjerëve të marrin pjesë jo vetëm si shikues. Përmes Nokia, partneri i organizimit, disa krijuesve ambicioz të filmave nga lokacione të ndryshme nëpër botë u janë dhënë telefona celularë të cilat mbajnë incizim të videove, me qëllim që ti incizojnë tregimet e tyre. Gjithashtu, njerëzit mund të vendosin video të veten për ta marr telefonin celularë Nokia N95 8GB. Ky bashkëpunim na paraqiti refugjat nga Mianmar në India i cili incizon të qeshura të fëmijësh, familje iraniane e cila jeton në kamp të refugjatëve në Afganistan të cilët e kanë të incizuar videon e tyre për shpresë dhe Indian në Bangalor i cili incizoi prerjen e druve në Banjan…dhe fëmijë të cilët mbjellin dru të ri. Këta dhe video të tjera mund të shikoni në këtë veb faqe.

Ka shumë aspekte më të cilët mund të merrni pjesë. Mos e lëshoni shansin që të bëheni pjesë e kësaj ngjarje dhe informoni edhe të tjerët për ngjarjen.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.