Кirgistan: Prilli shqetësues

Në javën e fundit të prillit filloi rënie e temperaturave. Shumica e blogerëve paraqitën fotografi nga gjelbërimet e ngrira dhe drunnjëve nën borë. Janagi, në blogun e tij paraqiti fotografi të mrekullueshme të gjetheve me borë. red_ptero e quajti [ru] këtë rënie të temperaturave “grimasë e ngrohjes globale.”

Rënie e temperature nuk ndodhi vetëm te gjelbërimet, por edhe në mes të raporteve të Rusisë me Kirgistanin. Një ushtarë rus ishte rëndë i plagosur në incidentin në mes ushtrisë ruse, nga baza ajrore ruse në qytetin Kant, dhe policisë kirgistanase. Shumica këtë incident e llogaritin si kërcënim në mes Rusisë dhe Kirgistanit.

Svetofor_kg thotë [ru]::

Oficerët nga baza ajrore ruse janë shumë të pacipë dhe nuk ju pengon tu orvaten grave dhe nuseve të huaja. Ata e llogarisnin Kirgistanin si pozitë e re, ku ata mund të bëjnë çka të duan pa mos ju kushtuar vëmendje ligjeve kirgistane.

Xhefri Broman pajtohet [eng]:

“Që kur policia kirgistane në Bishek ishte e interesuar ti ndërroj ligjet e trafikut? Nuhas maskim.”

Zmadhimi i tarifës për transport, energjia elektrike dhe ngrohtësia mbetëm temë tjetër e “nxehtë” e diskutimit. FinalFantazi thotë [ru]:

Shumë shpejtë ata do të shkatërrojnë shpirtin e qytetarit të thjeshtë. Nga rrogat dhe pensionet do të kenë të holla vetëm për të blerë sapun dhe litarë për tu varur.

Deklarata e presidentit të Kirgistanit Kurmanbek Bakiev se “tani më mund të shikojmë reduktim të madhe të korrupsionit në disa vende”, shkaktoi dëshpërim në blogsferën kirgistane.

grgreg shkruan [ru]:

Po, kuptohet. Ne nuk mund të shikojmë reduktim të atillë të korrupsionit në asnjë vend. Shumica e mitos është ritur dy tre herë në tre vitet e fundit në Kirgistan. Procesi i tillë nuk është i quajtur “reduktim” në asnjë shtet tjetër…

Kohët e fundit, disa politikanë sugjeruan befasi në internet me mediat. Blogerët kirgistanas mbetën të shqetësuar.

salva08 mendon: [ru]

Ajo është krejtësisht absurde! Ata nuk dinë asgjë për IT. Interneti mund të ndiqet, por nuk mund të kontrollohet. Ky është konkludim i Pentagonit në vitin 2005.

Tarantino shton [ru]:

Ngjashëm Kirgistani mund ta shpallë veten si udhëheqës botëror. Teorikisht, interneti mund të barazohet me mediat në nivelin legjislativ. Por, ku është realizimi? Si mundet jurisprudence jonë të ndërrohet në serverët e huaj? Emrat e domeneve në zonën e Kirgistanit ligjërisht nuk i përkasin shtetit. Politikanët tonë patjetër të ndërpresin të mendojnë në mënyrë komuniste. Interneti nuk mund të jetë i kufizuar”.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.