Haiti: Ngushëllim i gjetur për urinë e fëmijëve


Depot ushqimore internacionale dhe krizat u paraqitën si temë edhe në blogosferë, ndërsa videot e kësaj teme nuk janë përjashtim. Nga Haiti: njerëz që hanë baltë për të mbijetuar dhe plani për ndihmë për tu ushqyer fëmijët e uritur të Haitit. Haiti është shteti më i varfër në kontinentin amerikan, ndërsa uria është temë kryesore për ata përpara se kjo krizë të paraqitet në titujt kryesorë.

Në JuTub, todgsap na paraqet video nga procesi i një familje të cilët bëjnë tortë me baltë, të cilat nuk i bëjnë vetëm për ti hëngër, por edhe për ti shitur. Këta ëmbëlsira nga toka ose torta të baltës janë të bëra nga balta, kripa dhe ndonjëherë këta janë e vetmja mënyrë e tyre për të mbijetuar.

Ushqim për tu menduar, apo?

Megjithatë, shumica janë të vetëdijshëm për këtë problem, por ekzistojnë disa punë të vlefshme me të cilat mund të ndihmojmë. lovinitwithhim vendosi video të krizës së ushqimit në Haiti për Fëmijët kundra urisë, të cilën mund ta shikoni këtu.

Me videon aktuale vijuese nga robhill_productions për Barna dhe ushqim për fëmijët (BUF) nga Haiti na mundësohet pamje në kërkim dhe testim nga NGO në për zgjidhje të mundshme për mosushqimin e fëmijëve, bazuar në gjalpin e lartë energjik të kikirikëve, e cila është e gatshme për shfrytëzim dhe shpërndarje te fëmijët. Gjalpi i ngjitur nga kikirikët është e paraparë të përmbajë kikirikë, pluhur qumështi, sheqer, yndyrë, vitamina dhe minerale, ndërsa prodhohet në vende të caktuara, duke shfrytëzuar kikirikë të Haitit të sjella nga fermerët lokal dhe të gjithë shtesat tjera janë të blera në vend që ti ndihmohet ekonomisë. Sipas BUF, të nevojshme janë 68 dollarë për tu bërë dozim i plotë nga ushqimi i rregullt terapeutik ose Medikal Mamba, siç është e njohur në vend, për të ju dhënë fëmijëve që të kthehen në jetë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.