Malajzi: Manifestim i heshtur për blogerin e burgosur Raja Petra

Njoftohuni me ngjarjet e ditëve të fundit në Melezi që kur blogeri i njohur dhe komentuesi politik Raja Petra Kamarudin, 58 vjeçar, të nartën ishte dënuar me burgim, pas gjykimit që e akuzoi si veprim kryengritës për një shkrim të postuar në blog.

Nëse qeveria e Malajzisë ishte vërtetë e shqetësuar për ndikimin e mundshëm të blogerëve në lidhje me mosdëgjimin qytetarë, tani ka arritur pikërisht atë. Mendoni, ky është vend ku çdo politikan ka blogun e vetë – Xhef Oi është njëri ndër disa malajzezë të cilët kanë blogun e vetë dhe bën thirrje për reforma të zgjedhjeve të fundit parlamentare – po bile edhe bricjapët e vjetër tani kanë bloget e tyre.

Kryeministri i mëparshëm Mahatir Mohamed ka blog i cili është shumë i lexuar, si edhe kryeministri mundshëm i ardhshëm Anvar Ibrahim.

“Ata i vendosën bloget e tyre, ndërsa mundohen ti mbyllin tonat”

Raja është njëri ndër zërat onlajn më të fortë edhe jashtë internetit në Malajzi, prandaj kontrolloni deklaratat e tij për të drejtat e njeriut pas dënimit të tij, të vendosura nga vlogeri fortesë i medias qytetare, Malajsiakini.

Raja Petra (ose RPK) rastin e tij e paraqiti para parlamentit, ku deputetët-bloger e quajnë burgimi i RPK hakmarrje politike, kërkuar nga opozita aktuale për shkak humbjes së tyre të madhe në zgjedhjet e fundit, zgjedhje ku për herë të parë bloger të njohur fituan vende në parlament, me platformën e transparencës së madhe dhe post-kolonimit të integrimit racorë.

Ashtu siç paraqet ylli malajzez, për herë të parë është kjo që një bloger të jetë i akuzuar për aktin kryengritës dhe RPK tani ballafaqohet me dënim të më shumë se 1500 dollarëve dhe /ose 3 vjet burgim. Gjykimi, në të cilin u akuzua edhe biznesmeni Sued Akbar Ali për kryengritje për shkak të vendosjes së komentit në blogun e RPK, pas së gjithash duket se është bërë pa ndonjë sqarim të aktit të cilin RPK e ka thyer.

Lob grupi multietnik për reforma Aliran, e shikoi tekstin e Aktit dhe tregoi tronditjen e vetë se kjo dërgon te diçka më tepër se akuzim për shpifje.

Nga mëngjesi i së enjtes, lexuesit e RPK u ngritën onlajn më tepër për atë për të cilën ai është i akuzuar, kurse u paraqit edhe lajmi se Reja Petra është në grevë urie dhe refuzon të takohet bile edhe me gruan e vetë.

Pas manifestimit të heshtur me qirinj të mbajtur para burgut Sungai Biloh me 7 maj, vijonte edhe një e mbajtur në qendrën e Kuala Lumpur.

Grupi Fejsbuk, e cila u formua për lirimin e RPK, sot është shumë aktive dhe në të mund të shikohet e gjithë pajisja me fotografi, për çdonjërin që dëshiron të vendos simbol ne blogun e vetë që të tregojë përkrahje:

Në qendër të gjithë kësaj akoma është vrasja e modeles së mëparshme mongoleze dhe poliglotit Altantija; postim i blogut të Raja Petra, i cili bën thirrje për drejtësi për zbulimin e rastit të vdekjes së saj është postuar gjerësisht në ditët e fundit; ja fillimi i tij:

Sot nuk do të flasim për politikën. Gjithashtu nuk do të flasim për racën ose për besimin. Sot do të flasim për ndërtimin e punës së njeriut. Hajde sot të flasim për hedhjen e “Drejtësi për Altantija: kampanjë për rikthimin e dinjitetit të Malezisë.” Dhe ejani ti dërgojmë ata të cilët e kanë vrarë Altantijën në ferr, ku edhe përkasin.

Ishte përcjellë thirrje deri te z. Kamarudin që të flasë në samitin e sivjetshëm të GlobalVoices, i cili do të mbahet në Budapest në qershor, i cili akoma është i hapur.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.