Dita Panxhea: Ngjarje botërore

Dita Panxhea ishte e organizuar të shtunën dhe u mblodhën njerëz nga vende të ndryshme të botës që të shikojnë filma dhe të jenë pjesë e ngjarjes botërore në të cilën filmat, folësit dhe muzika na treguan diçka më shumë për jetën nga ana tjetër e globit botërorë, duke mbledhur njerëz nga të gjitha sferat e jetës, me besimin se nuk jemi aq të ndryshme se sa që mendojmë. Ngjarja zuri edhe garë për përshkrime të videove nga telefonat celularë, ku edhe kishte fitues nga vende të ndryshme.

Nga Kigali në Ruanda, njëra nga pesë lokacionet kryesore të incizimit, vijon slajdshou me fotografi të ngjarjes të vendosura në OVI, platformë për përshkrime të videove e cila shfrytëzoheshe për promovimin e përmbajtjeve të ditës panxhea:

Nga Haifa në Izrael, slajdshou tjetër nga mbledhja për ndjekjen e ngjarjes afër hapësirës Cezareja:

Gjatë kohës së ngjarjes, miqtë e veb – faqes së Panxhea kishin paraqitje e drejtpërdrejt nga vende të ndryshme të botës në mess ë cilave SHBA, Kolumbia, Italia, Japonia, Zelanda e Re. Ngjarjet tjera, si p.sh.: Dita Panxhea kolumbeze në Medelin [es] kishin veb faqe të tyre në të cilin në fillim të ngjarjes u paraqitën blogimi i drejtpërdrejtë, videopërshkrimet striming dhe fotografi.
Nokia, partner i ditës Panxhea e organizoi manifestimin e Nokias për videopërshkrime më të mira nga pajisjet e celularëve 2008 paralelisht me ngjarjet tjera, kurse pesë finalistët u vendosën në çdonjërin nga pesë lokacionet për incizim. Mund ti shikoni videopërshkrimet fituese në veb-faqen OVI për ditën Panxhea. Finalist ishin: “Qarqe gjithkund përreth nesh” nga kajum – Indi, “Buzëqeshja” nga gufilopez – Indonezi, “Ylberet mahnitës! Të incizuara dhe monitoruara në Nokiën time N93” nga rupertou – Mbretëria e bashkuar “, “Loja” – fëmijë jugoafrikan lozin në hapësirat e video lojërave” nga ekaçuço dhe “Mjegullat në lëvizje” nga pjerba – Itali.

Fituesi i çmimit të madh të veb faqes së OVI për Panxhea/Nokia është okaçuno dhe videopërshkrimi i tij me fëmijët jugoafrikan si luajnë video lojëra, i cili fitoi udhëtim në Rezervatin e gorillave në Ruanda, në shoqërim të gjithë ekipit e cila do ti ndihmoj fituesit ta xhiroj udhëtimin e tij.

Nga tërheqja e organizuar nga Nokia dhe Vomvorld, rezultatet e së cilës u lajmëruan nga produksioni i Dejvid Hauel, krijues i videopërshkrimeve fituese do të fiton Nokia N82, futrollë, trekëmbësh, kartelë memorie, telefon të fiksuar në kokë dhe altoparlantë. Videopërshkrimi i zgjedhur ishte “Ylberet mahnitës”, dhe në kumtimin e tij ai përmendi se ai është zgjedhur për fitues për shkak se ai më së miri e ka fotografuar shpirtin e videopërshkrimeve celulare: duke incizuar ata çaste të rralla të cilat mundeshin të zhduken dhe asnjëherë të mos përsëriten.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.