Grupi it ë rinjve anti-ushtarak të Kolumbisë feston 10 vjetorin e ekzistimit

Me 17 maj u zhvillua dhjetëvjetori i Antimili sonoro [es], ngjarje e organizuar nga ana e Rrjetit të të rinjve si mënyrë e shpërndarjes së fjalës për rezistencën e mandatit ushtarak në Kolumbi nëpërmjet muzikës. Data u festua më koncert dhe gjithë muaji ishte i mbushur me konferenca, biseda dhe marshe për përkujtim të lëvizjes dhjetëvjeçare të organizatës rinore mosbindje dhe lëvizje rezistuese civile. Ua tregojmë thirrjet e ngjarjes, klipet promovuese dhe video të shkurtë nga një ngjarje e ska-bend në koncert.

Rrjeti rinor e organizoi festivalin e tyre anti-ushtarak në ditën ndërkombëtare, duke promovuar “Vetëdijen kundërshtuese”, me qëllim që të ndalohet shërbimi i detyrueshëm në afat ushtarak [es], me çka sqarojnë se individualët besojnë se vrasja e qenieve njerëzore, bile edhe në ushtri, është e gabueshme. Ka deklarata nga njerëz te rinj të cilët refuzojnë të shërbejnë në ushtri, siç mund të shikoni nga deklarata e Gustavo Monro [es], i cili është rekrutuar kundra vullnetit të tij dhe më vonë izoluar nga shokët dhe familjarët për shkak të kundërshtimit të tij që të jetë pjesë e ushtrisë. Grupi anti-ushtarak i sqaron qëllimet e veta dhe besimet në këtë shkrim në gjuhën angleze, i cili mund të gjendet në Majspejs faqen e tyre.

Fillimisht, ftesa për koncertin këtë vit, e titulluar në gjuhën angleze:

Fushatë virale në JuTub për promovimin e ngjarjes:

Për në fund, nga koncerti, video me kualitet të ulët e incizuar nga telefon celular nga ngjarja e ska-bendit Ron Dajmon, i cili e këndon këngën Fqinji. Nëse ju pëlqen, mund ta vizitoni linkun e mëparshëm nga emisioni real në MTV të Amerikës Latine dhe të votoni për ata!

Vetëm një kujtim i shkurtë se këta dhe të gjitha videot tjera qytetare të treguara në Global Voices mund të shikohen në JuTub kanalin tonë. Mos nguroni të na kontaktoni, të na dërgoni videot tuaja ose dërgoni imejl me link deri te videot dhe sqarim të shkurtë pse është e rëndësishme të tregohet në faqen tonë. Ju faleminderit!

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.