Iran: “Interneti është dhuratë për ne“

Arsham ParsiArsham Parsi Arsham Parsi është themeluesi dhe drejtori i organizatës së homoseksualëve iranian i cili gjendet në Toronto, Kanada. Ai na foli për pjesëmarrjen e homoseksualëve iranian në sajber-sferën, propozime dhe projektet e tyre.

Si e vlerësoni pjesëmarrjen e blogeve homoseksuale në blogosferën iraniane? A ka shumë bloger të cilët flasin për homoseksualitetin e tyre?

Po, ne kemi shumë bloger Iranian LGBTIQ, dhe shumica e tyre jetojnë brenda në Iran. Ata kanë pseudonime dhe shkruajnë si anonim, gjë e cila është më e sigurt për ta, por ndonjëherë qeveria i gjen nëpërmjet të IP adresave të tyre. Por ata ekzistojnë dhe janë shumë aktiv.

Si e shfrytëzoni internetin, duke përfshirë bloget deh video filmat, të bisedoni për homoseksualitetin Iranian?

Interneti është njëri ndër veglat komunikuese më të rëndësishme. Pa internet organizata jonë nuk do të mundeshe të bënte shumë punë. Ne nuk kemi përfaqësues në Iran për shkak se frikësohemi për sigurinë e tyre, ne nuk duam të ju bëjmë probleme. I përcjellim bloget e tyre dhe ajo është një ndër burimet tona. Interneti është dhuratë për ne.

IRQOSi janë reagimet iraniane për veb faqet/bloget tuaja? A ka ndonjë dialog në mes njerëzve që janë homoseksual, dhe njerëzve të cilët homoseksualitetin e llogarisin si “mëkat” ose “sjellje amorale”?

Ka reagime të ndryshme. Ne pranojmë shumë porosi me urrejtje, dhe gjithashtu shumë porosi me përkrahje. Në bloget e homoseksualëve Iranian, ata kanë dialogë me njerëz të tjerë, dhe ndonjëherë blogerët u kushtojnë vëmendje këtyre problemeve. Por përfundimisht, njerëzit u ndruan shikimet e tyre në disa vite të fundit.

A ka ndonjë forum onlajn ku homoseksualët iranian i këmbejnë idetë e tyre ose lënë komente?

Ne kemi revistë, Sherag. Gjithashtu ekziston edhe forum për homoseksualët Iranian. Ai filloi me punë para disa muajve. Por bloget janë më të zakonshëm.

Si e shikoni ju situatën e homoseksualëve ne Iran? A janë ata të involvuar në sajber-sferën me qëllim që të shprehin veten?

Ashtu siç thashë, shumë punë kanë ndërruar. Kujtohem para disa vitesh, askush nuk bisedonte për të drejtat tona, por tani mund të gjenden me mijëra faqe onlajn. Sipas tyre, ata nuk mund të kenë lidhje fizike të lirë, por ata ekzistojnë dhe tentojnë të jenë aktiv. Unë tani mendoj, pyetjet për homoseksualët iranian bëhet pyetje për të drejtat e njeriut.

Kur i shikojmë bloget e homoseksualëve Iranian dhe lezbikeve, a ballafaqohen ata me lloje të ndryshme të vështirësive?

Kuptohet që po, krejtësisht është e ndryshme. Ata kanë situatë të ndryshme. Lezbiket janë më të padukshme, ndërsa ajo është për shkak të mungesës gjenerale të të drejtave të grave në Iran. Ne nuk kemi shumë bloge lezbikesh, edhe ata për të cilat di, janë aktiv në tentim që të tregojnë se lezbiket gjithashtu ekzistojnë. Ne kemi gazetë onlajn për lezbiket, Hamjens-e men. Kjo është gazetë e parë për lezbiket iraniane.

A keni ndonjë projekt, koment ose ide që ta ndani me ne?

Ne ekzistojmë, por nuk mund të flasim haptas. Ne duhet të përkrahemi njëri me tjetrin. Ajo është tatimi i lirisë sonë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.