Liban: Një raport dëshmues

Leila Mezher

Gazetarja dhe blogerja Libaneze Lelia Mezher ishte njëra ndër blogeret libaneze të veçuara e cila punoi përqark orës për të mbledh informata botërore për krizat të cilat preokupojnë shtetin e saj të koinçiduara nga faktor të ndryshëm në Bejrut. Global Voices Online e zuri Mezher, e cila është e përfshirë me Njuz Lab, në një intervistë të shkurtë.

* Kush është Lelia Mezher? Profesioni? Eksperienca? Avantazhet? Shqetësimet? Shpresat?

Unë jam gazetare Libaneze në L'Orient Le Jour, gazetë ditore libaneze, e shkruar në gjuhën frënge. Aktualisht është e vetmja gazetë ditore në gjuhën frënge në Liban. Kam studiuar Drejtësinë dhe kam specializuar në Drejtësinë e Internetit dhe pastaj kam kryer shkencat politike. Kam studiuar Drejtësinë në Liban pastaj kam mbaruar Drejtësinë e Internetit në Paris (Paris I – La Sorbonne ) dhe për shkencat politike kam diplomuar në (Paris 2 -Assas).

Pas përvojës së dendur në Paris midis viteve 2003 dhe 2006 (departamenti i drejtësisë pran Ministrisë së Ekonomisë, agjensioni i bashkuar eGuvernment pran byrosë së kryeministrisë dhe praktikës në Clifford Chance Laë Firm), unë nuk gjeta punë atje prandaj aplikova për një praktikë në L'Orient Le Jour. Nisa në korrik të vitit 2006, disa ditë përpara luftës Hezbollah-Israel. Dhe punën e mora në gusht të vitit 2006.

Ankthi im më i keq deri më tani është mungesa e lirisë. Me vetë Hezbollah-in madhështorë shumë e më shumë, unë jam e frikësuar se liria e shtypit në mënyrë dramatike do të pikoj, sikurse liria e femrave. Unë vërtet shpresoj se libanezët do të kuptojnë kur ata do të mësojnë nga gabimet e veta dhe të ndalojnë të përsërisin ata edhe një herë. Asnjë komunitet fetar nuk do të mund të fitoj mbi të tjerët – Libani është shtet i diversitetit. Në një shkallë më të lartë personale, shpresoj se unë do të mund të zhvilloj karrierën time dhe se një ditë do të krenohem me vendin tim, dhe të ndaloj ndjenjën se qeveria nuk është asnjëherë aty që të shikoj pas juve.

* Për çka është Njuslab?

Njuslab ishte një Canal France International – iniciativë e themeluar nga Anna Lindt. Redaktori im udhëheqës është Nagib Aoun i cili më foli për të. Në ribashkimin 10 ditësh në Aleksandri për të krijuar blog. Ku ne u takuam, 20 femra të ndryshme nga 10 vende të ndryshme, nuk ishte e lehtë të shkosh përpara. Por sot unë mund të them se ne ia dolëm me sukses dhe se ne e dimë se për çka është blogu. Kjo u lë juve të mendoni të lirë, veçanërisht në botën arabe. Në Liban, ne jemi të lirë të shkruajmë apo të flasim çfarëdo që ne dëshirojmë, ndryshe nga Egjipti ose Siria. Pra, për mua ky blog do të jetë i pari dhe kryesisht për femrën arabe. Por jo të gjitha nga ata shkruajnë. Disa tërësisht janë lëshuar në blog.

* Çfar kontributi kanë blogeret libanez në çështjen e zërimit dhe shqetësimet e qytetarëve në vend gjatë kësaj krize të zakonshme?

Në Liban, blogerët na lejojnë neve të kemi një pikë të pavarur të shikimit të situatës që kur çdo parti politike ka median e vetë këtu. Këtu nuk ka TV të pavarur ose gazetë me përjashtim ndoshta të L’Orient le Jour. Blogerët fillimisht kanë menduar shqetësimin te gazetat. Sot ata plotësojnë njëri tjetrin dhe bloget kanë erdh si pjesë e burimeve informative në të cilat ju mund të mbështeteni.

* Si e shpjegojnë mediat libaneze krizën aktuale dhe sa është i ndryshëm ky shpjegim me atë që kanë shkruar gazetarët civil në bloget e tyre?

Mjaft i habitshëm, këtë herë jo të gjitha mediat janë bazuar në shpjegimin e ngjarjeve. Gazetarët në të shumtën e rasteve kanë qenë të sigurt në zërin e popullit. Një mbresë e ngjashme zhgënjimi dhe hidhërimi ishte gjithkund. Një numër i madh i gazetarëve kanë drejtuar mesazhin e posaçëm të njerëzve, ndryshe nga më parë. Ndoshta ky është shqetësim i një lufte të re civile e cila krijoi reagime të tilla në mes të gazetarëve.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.