Gjeobombardimi: YouTube + Google Earth

Shkarkoj Gjeobombardimi: YouTube + Google Earth

Gjeobombardimi është një teknikë që mund të shfrytëzohet për të mundësuar shpërndarje më efektive të video fushatave tuaja nga YouTube nëpërmjet aplikacioneve për harta të Google siç janë Google Maps dhe Google Earth. Tani ju mund t’i shihni videot tuaja me etiketë gjoegrafike brenda në Google Earth dhe Google Maps. Çdo video YouTube me etiketë gjeografike do të paraqitet kur shtresa për Youtube në Google Earth/Maps është e aktivizuar.

Përdorimi i suksesshëm i teknikës së gjeobombardimit

Kjo teknikë është shfrytëzuar nga aktivistët tunizianë nga blogu kolektiv Nawaat.org (Bërthama) për t’i lidhur dhjetëra video dëshmi të të burgosurve politikë tunizianë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, me lokacionin e pallatit presidencial të Tunisit në Google Earth. Tani, kur fluturoni mbi pallatin presidencial të Tunisit në Google Earth do ta shihni atë të mbuluar me video të njëjta për liritë qytetare, që Ben Aliu përpiqej t’i pengonte qytetarët tunizianë që përdorin Internetin t’i shihnin ato, duke i bllokuar dy web-faqet e famshme për ndarje të videove, Youtube dhe DailyMotion.

Vlerësime

Aktivistët tunizianë dhe përkrahësit e tyre organizuan një “protest digjitale”, duke i lidhur një duzinë videosh për liritë qytetare me fotografinë e pallatit presidencial në Google Earth. Në këtë mënyrë, një tregim me përmasa të vogla për të drejtat e njeriut u shndërrua në fushatë elegante globale. The Economist.

Është për t’u çuditur se sa pak bombardim ka pasur deri tani me Google Earth, duke pasur parasysh reputacionin e lartë të këtij aplikacioni (…) Është koha për t’i definuar termet “Gjeobombardim me Google” ose “bombardim me Google Earth”, atëherë (…) Edhe sikur definicioni të jetë jo shumë i qartë, nuk ka dyshim se gjeobombardimi me Google është një mundësi e shkëlqyer dhe e lirë për reklamim gueril. Ogle Earth

Shkarkoj Gjeobombardimi: YouTube + Google Earth


1 koment

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.