Siria rikthehet në internet

Siria është përsëri në internet – së paku disa pjesë të saj, thonë netizenët (shfrytëzuest e internetit) sirianë që jetojnë jashtë vendit, e që çmendurisht përpiqeshin të lidhen me të afërmit e tyre gjatë “errësimit” treditësh të komunikimeve dhe internetit.

Rime Alaf e përcolli lajmin në Twitter:

@rallaf: disa miq nga Siria sapo u lidhën në internet nga Damasku, mirëserdhët përsëri! #Syria

Bloguesi Razan Gazavi thotë:

@RedRazan: Ajo që tani ndodh në Facebook është e pazakontë: miqtë tanë janë duke publikuar përsëri dhe ne me kënaqësi e shohim faqen tonë të parë. #InternetBackinSyria

Ajo nuk e fsheh gëzimin e saj:

@RedRazan: Bisedoj me disa miq nga Damasku. Tingëlloj si fëmijë, por thjesht jam shumë e lumtur! #InternetBackInSyria #Syria

Ajo shton:

@RedRazan: “Paramendoni se sa të kënaqur do të jemi kur do të bjerë Asadi”, thonë një numër i madh sirianësh në Facebook, pasi Siria u rikthye në internet.” #InternetBackInSyria #Syria

Në ndërkohë, Brajan Vitaker thotë:

@Brian_Whit:  Është e shtunë, e Asma dëshiron të blejë diçka onlajn. #syria

Asma Al Asad, gruaja e diktatorit sirian Bashar al Asad, gjoja pëlqen të blejë shumë nëpërmjet internetit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.