Arabi saudite: Familja që jeton në varreza

Larg nga skena politike dhe me tepër në një nivel njerëzor, një film i shkurtër i inçizuar nga regjisori i ri saudian Bader AlHomoud me emrin “Almagbarah,” që në arabisht do të thotë varreza, e ka ndryshuar jetën e një familjeje saudiane. Bader e përshkruan fazën e montazhit në tweet-in e tij [arabisht]:

#ma8barah اليوم أصبت باكتئاب وانا اعمل مونتاج لفلم سيصيبكم بالكابة سترونه قريبا
Sot u dëshpërova përderisa isha duke përpunuar një film që do t'u dëshpërojë edhe juve.

Filmi tre-minutësh, i postuar më poshtë nga YouTube, e tregon një familje saudiane që jeton në varreza. Nuk ka skenar, e as dialog. Aty paraqiten anëtarët e familjes dhe fëmijët e tyre duke luajtur nëpër varreza dhe varfëria e skajshme në të cilën janë duke jetuar.

http://www.youtube.com/watch?v=BlYFGVmr1Po

Shfrytëzuesit saudianë të Twitter-it ishin të prekur emocionalisht nga filmi dhe më poshtë janë disa nga reagimet e tyre nën hashtag-un #ma8barah.

@MarwanAlrouqi e përshkruan logjikën që qëndron prapa këtij lokacioni [arabisht]:

عزيزي المواطن : من اجل رفاهيتك اخترنا لك سكن بعيد عن الازعاج وقريبً من الاخره ! #ma8barah
I nderuari qytetar saudian, për të mirën tuaj ua kemi zgjedhur një shtëpi që është larg nga zhurma dhe afër vendit ku do të pushoni përgjithmonë!
A screen shot from the movie

Një skenë nga filmi

@hayaalshatti pyet [arabisht]:

هل أصبحت خيارات الحياة تقف عند أنني يجب أن أفضح ملامحي وأنشر فقري في فلم .. حتى أحصل على كرامة .. تباً لمن سلبهم كرامتهم ! #ma8barah #KSA

A kemi arritur në atë pikë sa që duhet ta shpalos jetën time që të kem pak dinjitet? Mjerë për ata që ua kanë grabitur atyre dinjitetin!

Dhe në reagimin e tij për videon, e cila është shikuar mbi 148,000 herë në YouTube, smartman7779 thotë [arabisht]:

شي محزن فبكت عيوني من هذا الحال احمد ربي ع حالتي
Kjo është е trishtueshme, qava kur e pashë filmin! E falënderoj Zotin për gjendjen time.

Tre orë pas publikimit të filmit, princeza Ameerah Al-Taweel, e cila është nënkryetare e Bordit të të besuarve dhe kryesuese e Komitetit ekzekutiv të fondacioneve Al-Waleed bin Talal, në llogarinë e saj në Twitter njoftoi [arabisht]:

الحمد لله، ستقوم مؤسسة الوليد بن طلال الخيرية بتأمين سكن دائم لهذه العائلة وتم التواصل مع بدر الحمود وسنبدأ من الغد إن شاء الله #ma8barah

Fondacioni humanitar Al-Waleed bin Talal do t'i ofrojë kësaj familjeje një vendbanim të përhershëm, jemi duke kontaktuar me Bader AlHomoud

@malsahli [arabisht] komenton:

لو لم يقم شاب مبدع يدعى بدر الحمود بتسليط الضوء على عائله سعوديه تسكن مقبره..لماظهر المنقذون ولبقيت الأسره مهمشه خلف ناطحات السحاب #ma8barah
Nëse regjisori kreativ Bader nuk do ta nxirrte në shesh rastin e kësaj familjeje, ata akoma do të jetonin pas rrokaqiejve dhe do të ishin të harruar!

Dhe @essamz e potencon fuqinë e mediumeve sociale:

فيلم مدته 3 دقائق يؤدي لحل مشكلة عائلة خلال 3 ساعات من نشره. إنها قوة الإعلام الجديد. #ma8barah

Një film tre-minutësh e zgjidh një problem për tre orë. Kjo është fuqia e mediumeve të reja!

Dy ditë më vonë, @BaderAlHomoud njoftoi:

#ma8barah الحمدلله حتى سيارة وصلت لأبو شريفة من فاعلة خير
Familja pranoi një veturë nga një donator anonim.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.