Protesta me qëllim që qeveria Maqedonase ti jep fabrikës ndotëse në Tetovë edhe një pushim

Citizens protesting in Tetovo

Qytetarët të cilët protestuan në Tetovë të premten, më 7 nëntor 2014. Fotografi e marrë me leje nga Facebook nga Amir Selimi.

Qindra banorë në veriperëndim të Maqedonisë protestuan kundër vendimit të qeverisë së tyre për të zgjatur edhe një afat për fabrikën e çelikut Jugohrom me qëllim që të instalon filtrat anti-ndotës në shtatë furrat e tyre në Tetovë, qyteti më i ndotur në vend.

Ka pasur disa zgjatje të këtij afati nëpër vite. I fundit ishte në prill të vitit 2014, kur fabrikës i është dhënë një periudhë 6-mujore për të ndërmarrë masat e nevojshme për të reduktuar ndotjen. Por afati kaloi dhe fabrika nuk ndërmorri hapa në përputhje me standardet mjedisore. Banorët e Tetovës, të cilët protestuan më parë, kur premtimet e ngjashme u thyen, dolën në rrugë përsëri të e premten, më 7 nëntor 2014.

Jugohromi është identifikuar nga ana e ekspertëve si ndotësi më i madh ajror në rajonin e Pollogut, në veriperëndim të Maqedonisë. Rajoni I përfshin dy qytetet më të mëdha Tetovën dhe Gostivarin, të cilët kanë më shumë se 300,000 banorë. Ndotja në këtë rajon është jashtëzakonisht e lartë dhe bëhet më e keqe në dimër, kur fillon sezoni i ngrohjes.

Situata është alarmante shkaku i dendësisë së ndotjes së ajrit në rajon, duke marrë parasysh veçanërisht grimcat PM10, të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se janë një ndotës i dëmshëm i ajrit të cilat janë të lidhura me vdekshmërinë e parakohshme, ndërsa aktualisht janë 8 herë më të larta prej kufirit të lejuar. Në dimër, dendësia e PM10 në ajër mund të tejkalojë kufirin e lejuar deri në dhjetë herë. OBSH thotë se ekspozimi ndaj niveleve të larta të këtij lloji të ndotjes së ajrit në mënyrë drastike rrit rrezikun e infeksioneve respiratore, sëmundjeve të zemrës, goditjeve dhe kancerit.

Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla, organizata e cila organizoi protestën nën parullat “Mos hesht, ngrite zërin” dhe “Duam ajër të pastër!” në Tetovë deklaroi: 

Kjo është vetëm fillimi; ne do të protestojmë sërish dhe do të kërkojmë me zell ajër të pastër. Ne nuk mund të ndalojmë frymëmarrjen tonë, por ata mund të ndalojnë fabrikën me shtypjen e një butoni. Ne nuk do të heqim dorë sepse kërkesat tona janë legjitime.

Protestuesit theksuan se ata nuk duan që fabrika të mbyllet për shkak të 1200 punëtorëve të fabrikës, por ata me vendosshmëri duan që fabrika të instalon filtra dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të reduktuar ndotjen.

Albert Ziberi, entuziast shëndeti nga Tetova, tweet-oi:

Të qartësojmë këtë, qëllimi është të instalohen filtrat, e jo mbyllja e vendeve të punës!

Shumë maqedonas janë revoltuar nga qëndrimi i qeverisë dhe pakujdesisë, duke ngushtuar shëndetin e mijëra qytetarëve për një burokraci dhe zgjatjen e afateve. Autori i Global Voices, Filip Stojanovski iu përgjigj pyetjeve të parashtruara nga ana e blogerëve dhe mediave rajonale dhe ndërkombëtare në Twitter, duke shpjeguar protestat:

Qeveria e #Maqedonisë vazhdimisht zgjat afatin kohor për të vënë filtrat në fabrikat ndotëse në rajonin e #Tetovës@Balkanist @bjasari

— Filip Stojanovski (@razvigor) 7 nëntor, 2014 

Portali Portalb.mk raporton për çështjet e ndotjes në Maqedoni nga afër dhe është vazhdimisht duke siguruar mbulimin e protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovë. Në një artikull të titulluar “A do t’ua shkurtojë jetën banorëve të saj, Qeveria e Maqedonisë?” [sq, mk] shkruajti një histori të problemit të ndotjes së bashku me një listë të premtimeve të parealizuara nga ana e qeverisë dhe zgjatjet e përsëritura të afateve që i janë dhënë për instalimin filtrave në fabrikat ndotëse.

Protestat dukshëm tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare, Los Angeles Times publikoi një fotografi të protestave në Tetovë.

Një video u krijua edhe nga ana e protestuesve të cilën e shpërndanë në rrjetet sociale duke bërë thirrje për veprime konkrete duke përshkruar të ardhmen e Tetovës, në qoftë se shkalla e tanishme e ndotjes së ajrit vazhdon.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.