Ndeshja futbollistike Malajzi-Indonezi kalon në luftë fjalësh

Fotografi nga faqja Twitpic e NikeMY

Kohët e fundit, kombëtarja futbollistike malajziane kishte arsye të për festuar kur arriti në finale të Kupës Suzuki të Federatës së futbollit të Azisë për herët të parë në 14 vite, duke e mundur Vietnamin, kampion i vitit të kaluar, dhe Indonezinë me 3-0 në takimin e parë të finales që u luajt në stadiumin kombëtar Bukit Xhalil.

Mirëpo, tifozët indonezianë u ankuan se tifozët malajzianë i kanë hutuar lojtarët indonezianë duke lëshuar drita laserike në drejtim të tyre, dhe e shprehën pakënaqësinë e tyre nëpërmjet Twitter-it. Dy hashtag-e u bënë të njohura anembanë botës, ‘Hate Malaysia’ dhe ‘#loveindonesia’.

Yopy Rinaldi blogoi se fitorja e Malajzisë nuk ishte diçka speciale, pasiqë ata kanë mashtruar kur referi nuk ndërmorri asnjë masë ndaj tifozëve të cilët përdorën drita laserike për ta hutuar portierin indonezian.

Humbja e takimit Indonezi-Malajzi në Kupën Suzuki të Federatës së futbollit të Azisë nuk ishte humbje turpëruese.

Tifozët mashtrues malajzianë nuk e ndihmuan këtët takim, dhe referi nuk u tregua i mençur ndaj shkejleve të rregullave nga malajzianët, që rezultoi me humbje të Indonezisë në këtë takim të Kupës Suzuki të Federatës së futbollit të Azisë.

Mirëpo, jasonmumbles në Twitter shkroi se ‘Ne, malajzianët, jemi të turpëruar nga incidenti me laserët, por nuk mund të thuash se kemi mashtruar pasi ne shënuam gol PAS incidentit’.

Përderisa shumë veta shfrytëzuan Twitter-in për të protestuar ndaj mashtrimit të supozuar të Malajzisë, disa të tjerë u munduan ta arsyetojnë atë, duke thënë se incidenti i tillë nuk duhet të jetë shkak për përdorim të fjalëve të vrazhda.

PrinceofPopJB në Twitter shkroi ‘Aziasit janë #Familje apo jo?? Poqese jemi #Familje NDALNI URREJTJEN NDAJ NJËRI TJETRIT. NDALNI URREJE MALAJZINË vetëm #LoveMalaysia dhe #LoveIndonesia :)’

Apmaaaar poashtu në Twitter shkroi se reagimi i shumë indonezianëve ishte i paprovokuar.

‘Ne E DUAM INDONEZINË, jemi KRENARË PËR INDONEZINË, por nuk ka nevojë ta URREJMË MALAJZINË. Ndalni fajësimin dhe ecni përpara!!’

Takimi kthyes i finales do të luhet në stadiumin Gelora Bung Karno në Xhakartë më 29 dhjetor, dhe Indonezisë i duhet të shënojë së paku katër gola për ta fituar titullin.

Fotografitë nga takim i final u ndanë nga Wakarimasenlol, ndërsa momentet më interesante të ndeshjes mund të shihen në YouTube.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.