Egjipt: Protestat e 25 janarit në video

Demostruesit dolën nëpër rrugët e Kairos dhe të shumë qyteteve të tjera egjiptiane, të martën më 25 janar, që përkon me festën shtetërore, “Dita e policisë”, për të protestuar kundër sundimit autokratik 30 vjeçar të kryetarit Muhamed Hosni Mubarak. Duke i kopjuar protestat tuniziane që çuan në përmbysjen e, tanimë ish-kryetarit Zine El Abidine Ben Ali disa javë më parë, protestuesit i shfrytëzuan rrjetet sociale siç janë Facebook dhe Twitter për t'i koordinuar aktivitetet e tyre. Sonte, rrjetet e lajmeve flasin për dhjetëra mijëra egjiptianë të vendosur në sheshin qendror të Kairos, El-Tahrir, dhe demonstratat janë paraparë të vazhdojnë të mërkurën.

Shumë vëzhgues e vërejtën mungesën e mbulimit të protestave nga rrjetet kryesore të lajmeve. Mbulimi nga Al-Xhazira ishte në veçanti shumë i vogël. Qytetarët gazetarë i furnizonin njerëzit në Internet me video nga demonstratat.

Njerëzit të bashkuar në qindra në disa sheshe publike, dalëngadalë u grumbulluan për të formuar grupe të mëdha të marshuesve të cilët arritën ta thejnë kordonin policor siç mund të shihet në këtë video të postuar nga lukasjakubicka:

Protestat filluan ashtu siç duket në këtë video (me zë të prishur), të postuar nga ramzyam i cili komenton:

Shumë të civilizuar dhe të mbrojtur nga forcat policore egjiptiane.

http://www.youtube.com/watch?v=WCvFVJ46P_o

Kjo video tjetër, e postuar nga no2again, tregon më shumë protestues duke bërtitur në mënyrë paqësore në mes tjerash: “Poshtë, poshtë me Hosni Mubarakun!”, “Sigurimi shtetëror? Sigurimi shtetëror? Nuk kemi shtet e as siguri!”:

Thuhej se policia speciale ishte vendosur në Kairo, në kryeqytet, që paraqiste një përpjekje të qartë për t'i frikësuar protestuesit, siç mund të shihet në këtë video të postuar nga motherofthetribe:

Së shpejti filluan të përhapen lajmet për përleshjet me policinë speciale. Kjo video është postuar nga Midogonpapa:

Në këtë video, të postuar nga MFMAegy, një i ri qëndron para kamionit me top uji, në stilin e njeriut para tankut në Tianenmen, duke e ndaluar atë para protuestuesve të ndjekur:

Kjo video, e postuar nga MrPeopleNews, t'i përkujton protestuesit tunizianë duke i grisur portretet e kryetarit të tyre:

Skenë e ngjashme është përsëritur në shumë lagje të Kairos, siç mund të shihet nga kjo video e postuar nga Ba7ary:

Më vonë gjatë ditës, protestuesit u mblodhën në sheshin qendror El-Tahrir të Kairos, të rrethuar nga kordone të policisë speciale. Ata bërtisnin “Njerëzit duan ta rrëzojnë këtë regjim”, siç shihet në këtë video të postuar nga nadiaharoun:

Natën vonë, arritën lajmet për përleshjet e ashpra ndërmjet të policisë speciale dhe protestuesve që refuzuan të largoheshin nga sheshi El-Tahrir.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.