Egjipt: Bota feston dorëheqjen e Mubarak-ut

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011.

Mubarak Steps Down

'Mubarak jep dorëheqje' (përmes Celinecelines në Flickr)

Mubarak dha dorëheqje. Do tua lë përdoruesve të Twitter të përshkruajnë euforinë:

@AJEnglish: Lajmi i fundit: Omar Suleiman njohton se Mubarak ka dhënë dorëheqje – http://aje.me/ajelive #egypt #cairo

@SultanAlQassemi: Fjalët e tij të sakta: Omar Suleiman: Mubarak dha dorëheqje. Ai i dha përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit Këshillit Suprem Ushtarak.

@Ghonim:

مبروك لمصر .. المجرم غادر القصر
Urime Egjipt…krimineli u largua nga pallata

@AbdullahBoftain:

تنحى !!
Ai abdikoi!

@ianinegypt: Mubarak jep dorëheqje derisa dëgjohet Allahu Akbar në sheshin Tahrir . #egypt #jan25

@jonjensen: Hosni Mubarak nuk është më kryetari i Egjiptit.  Turma në Egjipt po çmendet nga gëzimi. #Jan25 #Tahrir

@draddee: Mubarak u LARGUA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

@Firas_Atraqchi: Shumë bukur u luajt nga Ushtria – e cila tash do udhëheq vendin. Thuajse nuk e kishte udhëhequr më herët. #jan25 #cairo

@Dima_Khatib: Mubarak u LARGUA #egypt #jan25

@tololy: Mubarak më në fund jep dorëheqje. Atëherë për çka ishte fjalimi i tij mbrëmë? Unë  “do të”  mbaj premtimet e mia,  “do të ” rri deri në shtator. #Jan25

@eyade:Faraoni ra, po e përsëris. Faraoni ra.

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi  Protestat në Egjipt 2011.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.