Iran: Qeshu, regjimi i lexon e-mailat tu

Një numër i madh i bloguesve iranianë shprehën shqetësimin e tyre pasi mësuan se inbokset e tyre të Gmail-it ndoshta kanë qenë si një libër i hapur që është lexuar nga shteti iranian dhe që për qëllim i ka pasur disidentët gjatë dy muajve të fundit.

RedOrbit thotë:

Çertifikati jo i sigurtë SSL përdoret për t'i “lajmëruar” në mënyrë digjitale lidhjet HTTPS që bëhen ndaj cilësdo ueb-faqe të Google dhe është lëshuar nga kompania holandeze DigiNotar më 10 korrik. Në veçanti, disidentët politikë të cilët kanë besim në sistemet e Google-it për sigurinë e tyre, ndoshta kanë qenë cak i këtij sulmi.

Google reagoi më 29 gusht duke thënë:

“Sot pranuam disa raportime për disa përpjekje për sulme SSL “me njeriun në mes” (MITM) ndaj shfrytëzuesve të Google-it, me ç'rast dikush është përpjekur të futet në mes të tyre dhe shërbimeve të enkriptuara të Google-it… Shfrytëzuesit e Google Chrome ishin të mbrojtur nga ky sulm për shkak se Chrome ishte në gjendje ta zbulojë çertifikatën e rrejshme.”

Organizata për të drejtat e njeriut, Arseh Sevom paralajmëron se Tor, Yahoo dhe Mozilla janë poashtu caqe të sulmit.

Në vazhdim japim bisedën me Google të Ali Borhani-t (një student i informatikës nga Irani):

Tung,
Sot,kur u përpoqa të lajmërohem në llogarinë time në Gmail, pashë një paralajmërim çertifikate në Chrome.
Inçizova një pamje nga ekrani dhe e inçizova çertifikatën në një fajll.
Kjo është çertifikata së bashku me pamjen nga ekrani të vendosura në një zip fajll:
http://www.mediafire.com/?rrklb17slctityb
dhe ky është teksti i çertifikatës së rrjeshme të dekoduar:
http://pastebin.com/ff7Yg663
kur përdora vpn nuk pashë asnjë paralajmërim! Mendoj se ISP-ja ime ose qeveria ime e bëri këtë sulm (për shkak se jetoj në Iran dhe ndoshta mund ta dëgjoni tregimin për hakerin Komodo!)

Iran Online Security shkruan se shfrytëzuesit e internetit morën një paralajmërim kur dëshiruan t'i qaseshin Google Docs-it të tyre.

Përderisa disa blogues ofruan këshilla për përdorim të sigurt të internetit, siç është përdorimi i proksive për t'u lajmëruar në e-mailat e tyre, Nima Rashedan, ekspert për siguri në internet, publikoi një video, ku iranainëve u sqaron se çka ka ndodhur.

Nima Rashedan më informoi nëpërmjet e-mailit se shumica e mediumeve iraniane e injoruan rëndësinë e këtij sulmi. Hakerët fituan qasje në fjalëkalime, fajlla, arkiva dhe për fat të keq kjo nuk është e kufizuar vetëm në Google, sepse Yahoo, Firefox ishin poashtu cak i sulmit. Diginotar akoma hesht edhe pse ishte cak i sulmit të grupit të vetëquajtur “Hakerët iranianë”. Rashedan thotë se dëmi i shkaktuar i tejkalon kufinjtë e imagjinatës dhe nuk mund të krahasohet me hakimin Komodo.

lansua një fushatë e re për t'i mbrojtur shfrytëzuesit iranianë ku thuhet:

Fushata jonë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për situatën e rrezikshme për aktivistët iranianë në internet, veçanërisht pas skandalit Diginotar.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.