Arabia Saudite: Gëzuar për vëllezërit tanë egjiptianë!

Pas lajmeve të dorëheqjes së Hosni Mubarak, sauditët i uruan me gëzim egjiptianëve fitoren e tyre, posaçërisht atyre në sheshin Tahrir në Kairo, në epiqendren e protestave masive që kërkonin fundin e regjimit të Mubarak-ut dhe që tunden Egjiptin për 18 ditë.

Ne jemi të lumtur! Shumë të lumtur!

Noura Alkhudair është krenare:

@NouraKhu
فخوره فيك يامصر.. فخوره بشعب مصر الحر #Egypt #jan25

Jam krenare për ty Egjipt.. Jam krenare për popullin e lirë egjiptian

Jihad Alammar flet për situatën për të dy anët:

@jalammar
اليوم تفرح الشعوب العربية كما لم تفرح من قبل، وتغم الحكومات كما لم تغم من قبل. طائفة تمجد الإنترنت والجزيرة, وطائفة تلعنها.

Sot arabët janë të lumtur si asnjëherë më parë, dhe qeveritë janë të mjera si asnjëherë më parë. Disa lavdërojnë internetin dhe Aljazeera-n, e disa i mallkojnë ato.

Majed Alkabeer asnjëherë nuk kishte ndjerë një gëzim të tillë:

@Majed_K
أقسم بالذي رفع السماء سبعاً أنني لم أسعد بيوم في حياتي كسعادي بهذا اليوم شكرا لكم أيها الأحرار المصريون #Egypt #Jan25

Betohem për Zotin i cili i fali shtatë qiejt kjo është dita më e lumtur e jetës time. Faleminderit juve njerëz të lirë të Egjiptit!

Disa shpallin këtë ditë si dita e fitores, si Abdullah Abahussain:

@iAbdullah
١١ فبراير ٢٠١١ يوم من ذهب .. الى مزبلة التاريخ يا حسني

11 Shkurti 2011 është një ditë e artë, Hosni Mubarak shkon në mbeturinat e historisë

Disa dolën jashtë për të festuar, siç ka postuar në Tweeter Nejer :

سيارة شاهدتها للتو في أحد شوارع الرياض والعلم المصري يرفرف عليها #Egypt #FreeEgypt #Feb11 http://twitpic.com/3yp5jg

Në rrugët e Rijadit, sapo u pa një veturë me flamurin egjiptian

Ai gjithashtu shton:

سأزور مصر إن شاء الله بعد انتخاب أول رئيس ديموقراطية في تاريخها بإذن الله وسأقف في وسط ميدان الشهداء وسأقبل أرضه #Egypt #jan25 #feb11

Nëse Allahu do, do ta vizitoj Egjiptin pas zgjedhjeve të para demokratike. Do të puth tokën e sheshit Tahrir kur të jem në mes të tij.

Albara'a Alohali shpreh gëzimin e tij:

@al_bara
والله إن هذا هو أسعد يوم في حياتي..اليوم فقط أيقنت أن إرادة الشعوب أقوى من أن تقف في وجهها كل الأنظمة المستبدة وكل القوى الاستعمارية الطاغية

Kjo është dita më e lumtur e jetës time, vetëm sot e kuptova se vullneti i popullit është më i fortë dhe mund të fitojë mbi të gjitha regjimet autoritare dhe fuqite koloniale tirane.

Bander Alnogaithan thotë:

@SaudiLawyer
أجمل سمفونية على الاطلاق، سمفونية شباب الثورة وهم يهتفون فرحا بنجاح الثورة

Simfonia më e bukur është simfonia e të rinjve në sheshin Tahrir që bërtasin me gëzim për suksesin e revolucionit

Norah Alajaji po kërkon një çudi:

@_NYA_
MË DËRGONI NË SHESHIN TAHRIR!! DUA TË KËRCEJ ME JU EGJIPTIANË!! #Egypt #JAN25

ndërsa Wargat Baloot është pa fjalë:

@balooot
احسن اديب وكاتب وشاعر في هذي اللحظة راح يخونه التعبير ..الحدث اكبر من ان تصفه عقولنا #Egypt #Jan25

Edhe autorët, shkrimtarët e poetët i ka tradhtuar shprehja, kanë mbetur pa fjalë meqë kjo është e tepërt për kokat tona

Çka vijon pastaj?
Nga një tjetër pikëpamje, të tjerët po mundohen të parashohin të ardhmen e rajonit:

@Mashi9a7
أشعر بأن تحرير المسجد الأقصى اقترب،، اقترب كثيراً ،،، يارب ارزقنا فيه صلاة قبل الممات واجعلنا من جنود تحريره

Po ndjej se lirimi i xhamisë Al-Aqsa është afër, shumë afër. O Allah na dërgo atje si besimtarë para vdekjes dhe na mundëso të bëhemi ushtarët çlirimtarë të saj.

dhe në fund Muhammad Almutairi pyet:

@m_almutairi
مين بعد مصر ؟ #jan25

Kush e ka rradhën?

1 koment

  • Fatime vasili

    Allahu qofte me motrat e vellezerit egjyptiane.Do ta shikojme ne egjipt tani do udheheqe islami,alhamdulilah.May allah protect arab world.Saudi arabia is in my heart.

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.