Lajmërim për konkursin për grante të vogla të Rising Voices për vitin 2014

A kendi ndonjë ide për projekt që do t'i ndihmonte komunitetit tuaj lokal në përdorimin e mediumeve qytetare, që të munden më lehtë t'i shpërndajnë tregimet e tyre? A keni nevojë për financim dhe përkrahje që ideja juaj të bëhet realitet? A dëshironi të bëheni pjesë e rrjetit që ndihmon në tejkalimin e jazit digjital në mbarë botën?

Nëse u përgjigjët me “PO” në të trija pyetjet, atëherë Ju ftojmë të merrni pjesë në konkursin për grante të vogla të Rising Voices për vitin 2014.

RisingVoices-microgrants2014-600

MIKRO-GRANTET

Rising Voices përkrah aktivitete për shpërndarjen e njohurive dhe shkathtësive për shfrytëzimin e mediave qytetare për tregim digjital dhe pjesëmarrje qytetare. Prej vitit 2007, kemi përkrahur 40 projekte të vogla për mediat qytetare, nëpërmjet përkrahjes financiare dhe mentorimit, por edhe nëpërmjet inkuadrimit të tyre në komunitetin e Global Voices.

Këto projekte u ndihmuan liderëve lokalë të paraqesinë zëra të rinj dhe jo aq të pranishëm në bisedën digjitale onlajn dhe të potencojnë tema që janë të rëndësishme për komunitetin.

Në tre vitet e fundit, sa organizohet konkursi për mikro-grante, pamë se vetëdija për veglat dhe komunikimet digjitale u përmirësua dukshëm. Kemi shqyrtuar mijëra aplikacione nga më shumë se 100 vende. Për këto shkaqe, këtë vit do ta rrisim numrin e granteve, edhe pse buxheti do të jetë për shumë pak më i vogël.

Në vitin 2014, do të ndajmë 10 mikro-grante me buxhet ndërmjet 2,000-2,500 dollarë amerikanë për projekte që do të kenë ide të qartë për atë se si të ofrojnë trajnime dhe përkrahje të vazhdueshme për komunitetin lokal. Grantistët e rinj do të kyçen në rrjetin e Rising Voices dhe do të prezantohen në Global Voices.

UDHËZIME

Rising Voices kërkon propozim-projekte që do ta përbashkojnë misionin tonë për shfrytëzimin e mediave onlajn dhe atyre qytetare, si vegël për t'u vetëshprehur, për mirëkuptim ndërmjet njerëzve dhe ndryshim shoqëror.

Ju ftojmë ta shihni listën tonë të grantistëve aktualë dhe të mëparshëm, për të parë shembuj të projekteve të financuara më parë. рантисти за примери на проекти кои ги поддржуваме.

Kërkojmë projekte të cilat:

1. Аktivisht i inkuadrojnë onlajn anëtarët e komunitetit lokal që është “më pak i përfaqësuar, në aspekt demografik, gjuhësor ose gjeografik. Veçanërisht kërkojmë liderë që janë pjesë e atyre komuniteteve dhe që e dijnë se si dhe pse mediat qytetare mund t'u shërbejnë anëtarëve të komunitetit. Nëse aplikuesi nuk është pjesë e komunitetit, banor lokal ose anëtar i komunitetit, duhet të jetë pjesë e përgatitjes dhe implementimit të projektit.

2. Mundësojnë trajnim, mentorim dhe udhëheqësi. Dëshirojmë udhëheqës projektesh që kanë dëshirë t'i këmbejnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre me të tjerët. Nëpërmjet trajnimeve praktike për shfrytëzimin e mediave qytetare, pjesëmarrësit do të ndjehen të gatshëm dhe të sigurt t'i shfrytëzojnë maksimalisht veglat që janë në dispozicion. Përkrahja aktuale është kyçe në formimin e komunitetit produktiv për të treguar ngjarje.

3. Tregojnë ngjarje për tema që janë të rëndësishme për komunitetin. Pasi pjesëmarrësit marrin në trajnime, ata janë të gatshëm t'i përbashkojnë zërat e tyre me botën. Ne kërkojnë tregime që japin informata për komunitetin, sfidat dhe sukseset e tyre, e treguar nga një perspektivë unike personale.

4. Shfrytëzojnë media qytetare dhe sociale që janë në dispozicon dhe që janë pa pagesë. Këto projekte mund të përfshijnë bloge, mikro-bloge si Twitter-i, softuer të lirë si Audacity për përpunimin e audio fajllave, SoundCloud, Audioboo ose Radioteca. Ueb-faqe për video si YouTube dhe Vimeo, ose mapim me OpenStreetMaps. Poashtu, mund të përfshijnë edhe shfrytëzimin e rrjeteve sociale si Facebook-u, për shpërndarjen e përmbajtjes së tyre.

Ju inkurajojmë që në propozimet tuaja të jeni kreativë dhe ambiciozë, por megjithatë realistë. Për më tepër informata, shihni pjesën për pyetjet që janë parashtruar më shpesh.

Që të aplikoni, Ju lutemi vizitoni faqen “Submit a Proposal” (dërgoni propozim-projektin), ku do të gjeni pyetje të shkurtëra, të cilat do t'u ndihmojnë ta formuloni projektin tuaj. Ju inkurajojmë të jepni përgjigje koncize (duke e respektuar limitin e karaktereve) dhe t'i organizoni mendimet tuaja që ta thoni atë që është më e rëndësishme.

PROCESI I HAPUR

Ju inkurajojmë ta shpërndani palikacionin tuaj publikisht në platformën tonë onlajn. Qëllimi ynë është që komunitetet që punojnë afër njëri tjetrit ose në tema të ngjashme, të lidhen dhe të bashkëpunojnë.

2014 Rising Voices Microgrant Platform

Platforma për mikrogrante 2014

Propozimet е vitit të kaluar akoma janë në dispozicion onlajn dhe shumica prej tyre përmbajnë mënyrra për kontaktim të aplikuesve. Ju ftojmë t'i shihni propozimet tona dhe të konstatoni se a ka mundësi për bashkëpunim me projekte që kanë të bëjnë me komunitetin tuaj ose që trajtojnë temë të njëjtë.

Do t'u kushtojmë vëmendje të veçantë aplikacioneve që do të bëjnë përpjekje të ndërtojnë partneritete me aplikues të tjerë. Në formularin për propozim-projektet ka pyetje që ju mundëson t'i përshkruani partneritetet tuaja.

Në qoftë se nuk dëshironi ta shpërndani aplikacionin tuaj publikisht për arsye sigurie, keni mundësi që atë ta dorëzoni privatisht.

PROCESI I APLIKIMIT

Konkursi do ta ndjekë këtë kornizë kohore:

Hapja për aplikacione: 12 mars (e mërkurë), 2014

Aplikuesit i dorëzojnë propozimet e tyre nëpërmjet platformës onlajn në gjuhë angleze (Ju lutemi kini parasysh se kjo është kështu për shkak se anglishtja është gjuhë e përbashkët e komisionit për zgjedhje). Pasi propozim-projekti të publikohet onlajn, i ftojmë aplikuesit ta shpërndajnë atë në rrjetet e tyre, të mbledhin komente dhe propozime nga të tjerët.

Të gjitha propozimet do të shqyrtohen nga komisioni i përbërë nga përfaqlsues të komunitetit të Global Voices, duke i përfshirë edhe grantistët e mëparshëm të Rising Voices.

Afati i fundit për aplikim: 9 prill (e mërkurë), 2014 – 23:59 GMT

Fituesit do të shpallen më: 7 maj (e mërkurë), 2014 (ekziston mundësia që afati të shtyhet, në qoftë se numri i projekteve që do të arrijnë është i madh).

Në qoftë se keni pyetje, Ju ftojmë të leni komente ose të na dërgoni e-mail nëpërmjet formularit tonë për kontakt.

Me fat!

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.