Kina: Vlogeri ndihmon fëmijët puntorë të kthehen në shkollë

Ksu Alun, një bloger i moshës së mesme i cili godet në faktin që “e vërteta është fuqi”, botoi një sërë videosh që vetë i ka bërë në Ku6.com, një ueb faqe për video e popullarizuar në Kinë. Me një reportazh prej 3 episodesh, Aluni shfaqi një ngjarje prekëse për tre fëmijë që ngarkojnë qymyr në Bixhi, një qytezë e vogël në jug, dhe me një blog përfaqësi ligjore efektive të QQ grupeve të organizuar nga Guo Jun, tregimi synonte të qarkullojë menjëherë në mes qytetarëve, duke rritur interesin publik. (klikoni këtu që të shikoni video me subtitra anglisht)

Videon e parë “ Fëmijë që ngarkon qymyr” Aluni e botoi më 10 shkurt)
Më tepër se gjysmë milion njerëz kanë klikuar në videon e Alunit që prej momentit kur ai lëshoi punimin e pare të tij në shkurt për fëmijët që ngarkojnë qymyr. Në bashkëpunim me Kub.com netizenët filluan të japin donacione për tre fëmijët me qëllim që tu ndihmojnë që të kthehen në shkollë, dhe në fund, nën presionin e rritur të Internet përfaqësimit ligjor, pushteti lokal vendosi të angazhohet në programin për ndihmë, i cili më tej promovoi arsyen. Vlogeri Alun, themeluesi i gjithë aktivitetit, ishte dëshmitar në procesin e ndihmës së pushtetit dhe botoi edhe dy video relevante në blogun e tij.

“Është me të vërtetë përtej parashikimit tim, asnjëherë s’mendoja se do të ketë kaq shumë netizenë zemër-ngrohtë që më përkrahin”, tha Aluni “në fillim, unë vetëm doja të rrëfej ngjarjen nëpërmjet Internetit.” “Mendoj se si qytetar i Republikës së Kinës, është obligim i ynë të shfaqim fenomenet negative të shoqërisë. Sipas një participanti tjetër aktiv , Ksu Aluni është një biznesmen 40 vjeçar i cili punoi në media më tepër se 10 vjet dhe ka studion e vet ku i bën dokumentarët e tij. Ai është optimist për botëkuptimin e mediat e qytetarëve puna e të cilëve varet nga blogu, BBS dhe programeve për instant mesazhe në Kinë, duke përfshirë edhe video blogun e tij për përfaqësi ligjore.

Dy QQ grupet, të cilat kanë pasur rol të veçant në qëllimin kanë vazhduar të inkurajojnë anëtarët e ri që të propagandojnë gjerësisht për punën e fëmijëve dhe lidhja e ngushtë e tyre me autorin e videos u ndihmoi që të bëhen qendër informim ku njerëzit mund të marrin lajmet e fundit për fëmijët hamalla. Megjithatë, veprimi onlajn nuk ishte aspak lundrim i qetë në mes mungesës besimit të kinezëve në Internet. “Në fakt, të gjithë ishim nën një presion të madh. Shumë njerëz po na shikonin dhe kishin idetë e tyre për atë se ç’bënim ne,” tha Guo Jun, ai i cili krijoi QQ grupin e parë për videon blog përfaqësimin ligjor të Alunit, “disa njerëz thanë se ishim vetëm një grup idiotash që vetëm flisnin e nuk vepronin aspak, e dikush mendoi se gjithë kjo ishte e rrejshme.” “Sa herë që ndjehesha i këputur nga lodhja, do t’i shihja këto video. Vuajtja e fëmijëve më bëri të vazhdoj mëtutje”

Komente për video blogun e Alunit:

作者:zaoB
童工~哎~这世道~真实的~~~残酷的~

Autor: zaoB
Fuqia punëtore e fëmijëve ~mjerisht~kjo botë~është~~~mizore~

作者:wtz128
不管怎么样,这样的舆论是很好的,支持~!!

Autor:wtz128
Sidoqoftë, një zë publik si ky është i mirë. Përkrahje~!!

作者: 游客
贫困儿童无数.都等到媒体关注????才得救那不是杯水车薪!!!!

Autor:Guest
Ka pakufi shumë fëmijë të varfër. Amund secili prej tyre ta ketë vëmendjen e mediave???? Fëmija që sapo u ndihmua është pak më tepër se një pikë uji në oqean.

作者: 游客
真的应该办点实事才对得起这个所谓的和谐社会.

Author: Guest
Është me të vërtetë e nevojshme të bëhen punë praktike për tu ballafaquar me këtë shoqëri të ashtuquajtur të harmonishme.

作者:游客
希望政府多关心关心弱势群体。

Author: Guest
Shpresoj që qeveria të kujdeset më tepër për njerëzit e dëmtuar.

作者:游客
之前干什么了,天知道还有多少这样的孩子徘徊在学校之外

Author: Guest
Çka bëri qeveria më parë? Zoti e di sa fëmijë akoma enden rrugëve, jashtë shkollave.

作者:whq12345
只有等待故事的发生了,才想到要伸出援助之手

Author: whq12345
Njerëzit ndihmuan tek pasi që ndodhi tragjedia.

作者:游客
伤心啊,想不到现在的世界上还有这么坚强的小孩子,我佩服你们

Author: Guest
Jam shumë i pikëlluar për këtë që ndodhi. Është e pabesueshme se ka aq fëmijë të qëndrueshëm. Ju admiroj.

作者:游客
但愿天下再多一点好心人。

Author: Guest
Shpresoj të ketë më shumë njerëz të mirë në këtë botë.

作者:游客
这些孩子太不容易了,他们很善良、有良心,知道用劳动换取他们所需的一切。

Author: Guest
Jeta është shumë e vështirë për këto fëmijë. Janë të mirë dhe të ndershëm sepse dinë si të fitojnë për të jetuar.

Sipas videos së fundit të Alunit, të tre fëmijët u kthyen në shkollë dhe u strehuan mirë. Me ndikimin ekstenziv të procesit u shpëtuan edhe më tepër fëmijë në Bixhi. yangguo.jpg
Yang Guo, njëri prej tre fëmijëve që ngarkonte qymyr duke mësuar në klasën e tij

yangguo2.jpg
Yang Guo dhe shokët e klasës së tij

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.