Bota arabe: Duart larg Klunit!

George Clooney handcuffed at rally for peace in Sudan.

Xhorxh Kluni i prangosur. Fotografi nga Sasha Lezhnev, e përbashkuar nga projekti ENOUGH në Flickr (CC-BY-NC-ND)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë arrestuar aktorin Xhorxh Kluni dhe babain e tij Nik, gjatë protestave para ambasadës sudaneze në Uashington. Shfrytëzuesit arabë të Twitter-it e shprehën protestën e tyre në Twitter për këtë arrestim.

Protesta ishte e organizuar për ta tërhequr vëmendjen për krizën humanitare në rajonet malore të Nuba-s, në kufirin ndërmjet Sudanit dhe Sudanit Jugor. Kryetari sudanez Omar Al Bashir akuzohet se është duke e bllokuar dërgimin e ushqimit dhe të ndihmave të tjera në këtë rajon.

Faraoni i madh (The Big Pharaoh), nga Egjipti, shkruan në Twitter [arabisht]:

اكتب على حيطة الزنزانه حبس كلونى عار وخيانة
@TheBigPharaoh: Shkruani në muret e burgut se arrestimi i Klunit është i turpshëm dhe i pabesë.

Siriani Shpëtojeni Sirinë tonë (Save Our Syria) reagon:

@freeppl: Aktori Kluni është arrestuar përpara ambasadës sudaneze. Më vjen mirë që dikush nga Holivudi tani e di se ç'ndodh kur ndërmerret ndonjë veprim konkret.

#FreeClooney trending worldwide on Twitter

Tuniziani i lirë (Tounsia Hourra) tallet duke thënë [arabisht]:

أنادي بجبهة شعبية لتحرير جورج كلوني , يا نساء العالم اتحدن جورج مقبوض عليه في واشنطن ‎‬
@tonsiahourra: Ftoj për një lëvizje popullore për ta liruar Xhorxh Klunin. Gra nga e gjithë bota bashkohuni. Xhorxh Kluni është arrestuar në Uashington.

Malek, nga Egjipti, shton [arabisht]:

كله الا كلوني يا ولاد الكلب … ماعندكم مايكل مور
@MaLek: Çdokush tjetër përveç Klunit, ju bijtë e bushtrës! E keni Majkëll Murin [të cili mund ta arrestoni]

Egjiptiani Marwan Qoutb deklaron [arabisht]:

جورج كلوني مش بلطجي , الحرية لجورج كلوني
@Qoutb: Xhorxh Kluni nuk është bandit! Liri për Xhorxh Klunin

Ndërsa egjiptiani Alyaa Gad tallet:

@AlyaaGad: Mos e lironi Klunin. Nuk mund ta duroj atë. lol

Nga ana tjetër, J Berry bën krahasim me disa brutalitete që janë kryer ndaj protestuesve arabë gjatë revolucioneve arabe duke thënë [arabisht]:

كلوني و قبضوا عليه .. ناقص ايه ؟ .. يخرموا عين توم كروز !! يسحلوا كيم كارديشيان !! يكشفوا عذرية باميلا انديرسون !
@moneloky: Është arrestuar Kluni… Ç'u ka mbetur tjetër të bëjnë? T'ia futin gishtin në sy Tom Kruzit? Ta zvarisin Kim Kardashianin nëpër rrugë? Ose ta kontrollojnë Pamela Andersonin se a është virgjine?

Për reagimet e tjera në lidhje me arrestimin e Klunit, ndiqni hashtag-un në Twitter #FreeClooney, që tani është trend nëpër botë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.