GlobalVoices in

Greqi: Vetevrasje publike e 77 vjeçarit ne sheshin e Athines

E gjithe Greqia u shokua nga lajmi i vetevrasjes ne sheshin Syntagma se 77 vjeçarit, Dimitris Christoulas, i cili u veteqellua ne koke rreth ores 9 te mengjesit te 4 Prillit.

Burri ishte nje farmacist ne pension qe kishte shitur farmacine e tij ne vitin 1994.  Para se te qellohej thuhet te kete bertitur ” nuk dua t'i le borxhe femijeve te mi”.

Nje event ne Facebook therriste per tu bashkuar ne sheshin Syntagma po ne te njejten mbremje me moton: “Te gjithe ne Syntagma. Te mos mesohemi me vdekjen”.

Asteris Masouras, autor i Global Voices ka bere nje koleksion postimesh mediatike te permbledhura ne Storify.

Poster from a Facebook event for this evening in Syntagma square. It reads: "It wasn't a suicide. It was a murder. LET'S NOT GET USED TO DEATH."

Posteri nga eventi Facebook shkruante: "Nuk ishte nje vetevrasje. Ishte nje vrasje. TE MOS MESOHEMI ME VDEKJEN."

Twitter-i grek ka qene duke ciceruar gjate gjithe dites me komente dhe reagime te perziera mbi kete ngjarje tragjike:

@YanniKouts: Vetevrasja e 77 vjecarit sot ne mengjes eshte shokuese#Greece. “Eshte e vetmja menyre per nje fund te denje, une nuk mund te ha nga mbeturinat”.

Arkoudos ben nje urim per te gjithe te gjallet[el]:

@arkoudos: Μακάρι να μη φύγεις. Μακάρι να μείνεις, να παλέψεις. Κι άλλο. Μακάρι.Μακάρι να μη ντρέπεσαι. Μακάρι να ντραπούμε, πρώτα, εμείς.

@arkoudos:  Do doja te mos na kishe lene vetem . Do doja te kishe qendruar per te luftuar.Me shume. Do doja te mos jesh ndjere i turperuar. Do doja qe te ishim ne, te paret e turperuar.

Magica nenvizon turpin qe ndajne te dy palet ne kete ceshtje te diskutueshme [el]:

@magicasland: ειναι ντροπή αυτο που κανει το κράτος στο λαό του. αλλά ειναι και ντροπή να αυτοκτονείς ενω επιβίωσε με πεισμα τόσος κοσμος επι κατοχής

@magicasland: Eshte nje turp, cfare vendi i ben popullit te tij, por eshte gjithashtu nje turp te kryesh vetevrasje, kur te gjithe keta njerez me kryeneçesi i mbijetuan pushtimit nazist te Luftes se Dyte Boterore
Syntagma Square, Athens, Greece. Image by Flickr user YanniKouts (CC BY-NC-SA 2.0).

Sheshi Syntagma, Athine, Greqi. Foto nga YanniKouts ne Flickr (CC BY-NC-SA 2.0).

Debati ne rrjet mori hije politike pertej aspektit humanitar te pakundershtueshem. Gazetari Aris Chatzistefanou gjen paralele me vetevrasjen e Bouazizi-t ne Tunizi [el]:

@xstefanou: Η Ελλάδα έχει το δικό της Μπουαζίζι. Πρέπει να δείξει αν έχει και λαό ισάξιο της Τυνησίας και της Αιγύπτου η μόνο ψηφοφόρους ΠΑΣΟΚ -ΝΔ-ΛΑΟΣ.

@xstefanou: Greqia ka Bouazizin e vet. Donte te tregonte se populli i tij eshte po aq dinjitoz sa egjiptianet dhe tunizinet ne vend qe te kete vetem votues te PASOK-ND-LAOS. [PASOK dhe ND kane qene partite kryesore politike ne Greqi gjate dy dekadave te fundit, LAOS eshte partia kryesore e te djathtes].

Elikas kerkon drejtesi [el]:

@Elikas: Κάποια στιγμή πρέπει να δικαστούν και οι ηθικοί αυτουργοί για όλες αυτές τις αυτοκτονίες. Που στην πραγματικότητα είναι δολοφονίες.

@Elikas: Do te vije dita qe pergjegjesit e ketyre vetevrasjeve do dalin para gjykates. Keto vetevrasje, ne fakt, jane vrasje.

Sara Firth kritikon menyrat europiane per shpetimin e Greqise:

@SaraFirth_RT: Plani europian per “shpetimin e Greqise” po vret popullin grek. Vetevrasja ne sheshin Syntagma s'duhej te kishte ndodhur kurre #greece

Athens News flet per nje shenim te vitkimes ku ai krahasonte qeverine aktuale te Greqise me kolaboracionistet e kohes se luftes:

Qeveria Tsolakoglou ka asgjesuar cdo shprese per mbijetesen time. Dhe perderisa nuk gjej dot drejtesi, nuk mund te gjej mjete te tjera per te reaguar pervec dhenies fund te jetes sime me dinjitet, perpara se te filloj te kerkoj ushqim ne plehra.

Georgios Tsolakoglou ishte nje oficer i ushtrise greke qe u be kryeministri i pare i qeverise kolaboracioniste te Greqise gjate pushtimit te vendeve te Aksit ne 1941-1942.  Referimi shihet si nje krahasim mes qeverise se kohes se luftes dhe qeverise aktuale te drejtuar nga Lucas Papademos.

PenelopeD10  ironizon Kryetarin e Bashkise se Athines per vendimin e tij te veres se shkuar ne spostimin e tendave te protestuesve nga sheshi Syntagma sepse perbente nje imazh negativ per turizmin e Athines dhe shkruan [el]:

@PenelopeD10: Μη βγάλει κι άλλο φιρμάνι ο Καμίνης “απαγορεύονται οι αυτοκτονίες στο κέντρο γιατί βλάπτουν τον τουρισμό”…

@PenelopeD10: Uroj qe Kaminis te mos dekretoje nje urdher te ri ” vetevrasjet jane te ndaluara ne qendren e Athines sepse demtojne turizmin”…

Shume te tjere akuzojne ata qe jane perpjekur te strumentalizojne politikisht ngjarjen dhe te perdorin vdekjen e nje qytetari te thjeshte per qellime politike dhe interesa personale:

@dianalizia: Te paturpshem! Karatzaferis perdor ne menyre oportune vetevrasjen e nje njeriu per te kritikuar politikanet e korruptuar dhe sistemin ne te cilin ben pjese edhe ai vete

@mindstripper: Οι δημοσιογράφοι πανηγυρίζουν, οι πολιτικοί παπαγαλίζουν κι εμείς στις εκλογές θα κάψουμε γι άλλη μία φορά τη χώρα. Καλό ταξίδι στον άνθρωπο

@mindstripper: Gazetaret triumfojne, politikane papagalle dhe ne do te “djegim” dhe nje here kete vend ne zgjedhjet kombetare. Lamtumire ketij burri

Pertej cdo interpretimi politik apo strumentalizimi te ketij episodi tragjik, Serk01 nenvizon te verteten e thjeshte te ekzistences humane[el]:

@serk01: κανε ενα βήμα ‘πισω’ και σκέψου τι σημαίνει να αυτοκτονεί ενας ανθρωπος.

@serk01: Te bejme nje hap mbrapa dhe te mendojme se ç'do te thote vetevrasja per nje qenie humane.
Shkaku numer nje i vetevrasjeve eshte depresioni i patrajtuar mjekesisht.  Depresioni eshte i trajtueshem nga mjekesia dhe vetevrasja eshte e parandalueshme. Mund te merret ndihme nga nga linja mbeshtetese konfidenciale per vetevrasjet dhe per ata qe jane ne krize emocionale . Vizito Befrienders.org  per te gjetur nje linje ndihme per parandalimin e vetevrasjes ne vendin tend.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.


Regjionet e botës

Vende

Gjuhë