Ekuador: Lidhje e unionit Kriejtiv Komons

Në kohën e ngjarjes së mirë reklamuar, Ekuadori iu bashkëngjit vendeve tjera të cilat ofrojnë shpërndarje pa pagesë të informative dhe përmbajtjeve nën licencë të quajtura Kriejtiv komons. Delegacione nga Kolumbia, Argjentina, Meksiko, Çile, Venezuela, Peru, Brazil, Ekuadori, El Salvadori, Kostarika, Honduras, Republika Dominikane dhe Kuba arritën një ditë para ngjarjes për të marrë pjesë në CREAD-in e dytë Andres kongres dhe VIRTUALEDUKA samiti i dytë, ku ata bisedojnë për kualitetin e mësimit nga distance. Gjithashtu prezantues ishin 26 eksperte nga 4 kontinente, nga Europa, Azia, Amerika dhe Afrika.

Lëshimi i Kriejtiv komons – Ekuador ishte planifikuar të jetë pjesë e këtij takimi dhe ishte organizuar nga Universiteti Teknik Loja (UTPL), anëtarë i KREAD. Pas disa muaj angazhim, mentorët Xhuan Xhose Puertas Ortega dhe Karlos Korteja Lojola përfundimisht e panë rezultatin e punës së tyre të rëndë.

GVO i ndoqi ngjarjet nëpërmjet postimeve nga Eduardo Avila të cilat u paraqitën këtu dhe këtu..

Kriejtiv komons 3.0 [es] në Ekuador është juridiksioni i 45-të nga e gjithë bota, e cila e pranoi licencimin nën Kriejtiv komons dhe sipas deklaratës për shtyp ata janë “të interesuar për promovimin e prodhimeve kulturore dhe kërkimeve, dhe prandaj, e ngritëm iniciativën e licencës si alternativë e “të gjitha të drejtat e mbrojtura” të të drejtave autoriale. Për ta arrit këtë, kaluam nëpër proces të adoptimit të licencave internacionale të legjislacionit tonë dhe punuam bashkë me unionin tonë dhe përfaqësues të shquar nga fusha e të drejtave autoriale, me qëllim të arrijmë prezantim publik në lëshimin e tij. “Më shumë mund të lexohet në dorëshkrimin e ri (pdf).

Ekuadorianët të cilët nuk mundën të marrën pjesë në lëshimin e Kriejtiv komons – Ekuador, mundën ti ndjekin ngjarjet përmes veb faqes së Universitetit Teknik Loja, UTPL i hapur [es], i cili mban më shumë informata. Për disa video nga i gjithë progresi për të cilin investuam, ju lutemi, vizitoni kanalin JuTub të universitetit..

Siç theksuam në fillim, shumica e blogerëve ekuadorian e përkrahën këtë process, i cili filloi me 10 mars të vitit 2008. Nelson Piedra bashkë me Paulo gjallë bloguan ceremoninë, e cila ishte e ndjekur nga mijëra njerëz jo vetëm në Amerikën Latine, por nga e gjithë bota. Ja reagimet e para nga blogosfera lokale:

Angel Gulan [es], bloger dhe gjithashtu anëtarë i bashkisë Saraguro thotë se Kriejtiv komons – Ekuador ishte përgjithësisht e suksesshme:

Con total satisfacción se cumplió el lanzamiento de Creative Commons Ecuador, para ver la cronología del evento aqui en el blog de Nelson Piedra.

Përmbushja totale u arrit me lëshimin e Kriejtiv komons, kapitull Ekuador; të shikohet kronologjia e ngjarjeve këtu në blogun e Nelson Piedra.

Bloger dhe shfrytëzues i Kriejtiv komons, Palulo [es] ishte i shpejtë që ta çliroj përmbajtjen e blogut të tij:

Todos los creadores de arte, blogs, etc. de Ecuador están llamados a compartir sus creaciones o ceder ciertos derechos de ellas, todo en bien por crecer juntos y generar más conocimiento.

Krijues të artit nga Ekuadori, bloger dhe të ngjashëm. Çdonjëri nga ata është i ftuar ti shpërndaj krijimet e veta ose të dorëzojnë të drejta të caktuara për ata, krejt me qëllim që të bashkohemi dhe të japim më shumë njohuri.

Blogu i sektorit për informata teknologjike edukative të universitetit nacional Loja, thotë:

…Estamos por buen camino con lo de otros paises llevan en lo relacionado a la Web 2.0, e-learning, EVA, etc……..Un deber como docente es compartir con todos ustedes nuestra experiencia.

Na shkon mirë, njëjtë si vendeve të tjera të cilat kërkojnë nga veb 2.0, e-mësimi, VLE, etj…Obligimi i mësuesit është ta shpërndajë përvojën e tij me të gjithë.

ccec.jpg
Logo-ja e lëshuar nga Kriejtiv komons 3.0-Ekuador.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.