Ekuador: Fundjavë me softuer të lirë nëpër gjithë vendin

ubuntu.jpg
Fotografi nga Lens Gik dhe e rivendosur nga licenca e Kriejtiv komons .

Në Amerikën Latine kohët e fundit mbaroi “Festivali për instalimin e softuerit të lirë në Amerikën Latine” (FLISOL 2008). Kjo ndodhi, e cila mbahet nga viti 2005, për qëllim kryesor ka promovimin e shfrytëzimit të softuerit të lirë, ta prezanton filozofinë e tij, qëllimet dhe zhvillimin e tij. Në kohën e ngjarjes, bashkitë e ndryshme lokale për softuer të lirë (në çdo shtet, në çdo qytet/vend), njëkohësisht organizojnë ngjarje në të cilat ata instalojnë, në mënyrë legale dhe falas; softuer i lirë i kompjuterëve të cilat i mban publiku i ngjarjes. Si shtesë, njëkohësisht mbahen leksione, prezantime dhe punëtori për temat të cilat e prekin Amerikën Latine në nivelin lokal dhe nacional për softuer të lirë.

Në Ekuador, kjo ngjarje tërhoqi shumë publikë, veçanërisht prej kur president ii republikës, Rafael Korea, sipas mënyrës dekrete nr. 1014 me 10 prill 2008urdhëroi që kompjuterët në administratën publike të shfrytëzojnë softuer të lirë. Dekreti plotëson premtim të bërë në fjalimet e 2007 se të gjitha kompjuterët shtetërorë do të migrojnë në këta sisteme të lira.

INë rastin e Ekuadorit, këtë vit morën pjesë 14 qytete. Koordinimi u bë përmes mail listave dhe kanaleve të IRC, ku shpërndaheshin materiale reklamuese deri të qytetet më të vogla.

Rafael Bonifaz [es] është njëri nga pionierët në vend dhe shkruan post në të cilin sqaron në detaje për edhe si funksionon FLISOL në Ekuador:

El FLISOL lo organiza las comunidades de Software Libre de América latina. En el caso de Ecuador los organizadores son gente de las comunidades de: ASLE, Ecualug, Equinux, OpenEcuador, Ubuntu-ec, entre otras. Básicamente estas comunidades de software libre son listas de correo o foros donde la gente que comparte el interés del software libre comparte sus conocimientos a través del Internet.

FLISOL e organizojnë bashkitë për softuer të lirë në Amerikën Latine. Në rastin e Ekuadorit organizatorët në mes tjerash janë njerëz nga bashkitë e: ASLE, Ecualug, Equinux, OpenEcuador, Ubuntu-ec. Në parim, këta bashki të softuerit të lirë dërgojnë porosi në mail listat dhe forumet, ku njerëzit e interesuar për softuer të lirë nëpërmes të internetit i shpërndajnë njohuritë e tyre.

Xhon Kalderon [es] tregon se cilët qytete nga vendi morën pjesë dhe çka ndodhtë në qytetin Loja, ku ai personalisht ishte i përfshirë në organizimin e ngjarjes:

En el marco del evento Flisol Loja se distribuyeron variantes del sistema operativo GNU/Linux de manera gratuita y también a un dólar por cd para cubrir gastos que conlleva el mismo. La instalación se realizo en cerca de 20 maquinas, la distribución de los cd’s al publico alrededor de 80 cd´s y la concurrencia del publico fue masiva quedando muy satisfechos por lo expuesto en el evento.

Në strukturën e FLOSOL-Loja, disa variante të sistemit operativ GNU-Linux shpërndaheshin edhe falas edhe për 1 dollarë në CD, për mbulim të shpenzimeve. Instalimet kryheshin në përafërsisht 20 mekanizma, shpërndarja në publik ishte përreth 80 CD-ja, ndërsa pjesëmarrja në ngjarje ishte masive dhe publiku ishte shumë i kënaqur.

flisol.jpg

Njëra nga pjesëmarrëset në qytetin jugor në Ekuador, Loja. Fotografi nga jhkladeron dhe e shfrytëzuara nën licencën Kriejtiv komons.

Eduardo Palaçio [es] në blogun e tij shkruan për ndodhitë në qytetin Guajakul dhe përfshinë fotografi nga ngjarja e ESPOL. Ai shton se pritjet e tyre, në krahasim me pjesëmarrjen e vitit 2007, nuk ishin plotësuar:

Esperaba que por realizarse en el Campus Peñas -que está dentro de la ciudad a diferencia del Campus Prosperina-, la cantidad de asistentes a este evento superara a la del FLISOL 2007, pero creo que no fué así, al menos no durante el tiempo que permanecí en el campus (hasta cerca de las 14h00).

Shpresoja që pasi ngjarja do të mbahet në kampusin Penas – i cili është në qytet, për dallim nga kampusi Prosperina – numri i vizitorëve mund të kaloj numrin e vizitorëve të FLISOL 2007, por mendoj që rasti nuk ishte ky, të paktën jo derisa unë isha atje (deri diku ora 14:00).

Njerëzit Ekubuntu [es] bisedojnë për ngjarjen në të cilën njerëzit mund ti ndjekin aktivitetet e FLISOL përmes krijimit të televizionit FLISOL, e cila është grupë e video niveleve. Nuk bënë video nivele të gjithë qytetet, por ajo ishte mënyra nëpërmjet të së cilës mundeshe të ndjeken ngjarjet nga shtetet tjera.

Esteban Mandieta [es] linkoi disa nga ngjarjet nëpër Ekuador, por njëri nga kimentuesit e tij thotë që softueri i lirë nuk është akoma ai çka duheshe të jetë, veçanërisht në lidhje me instalimin:

Me quedo con el sabor amargo de esta ingrata experiencia, pense que istalar WIN yUBUNTU seria mas facil que instalar WIN y LEOPARD, (los he instalado un sinnumero de veces en PCs y en MACS particionadas) pero WINDOWS con UBUNTU definitivamente no se llevan, un enigma para mi… Bueno esperare otra FLISOL o que el sistema sea MAS AMIGABLE, o esperar pacientemente la lenta marcha del software libre.

Kjo përvojë e keqe len shije të hidhur, për shkak se mendoja që instalimi i Vindous dhe Ubuntu do të jetë më i lehtë se instalimi i Vindous dhe Leopard (i kam të instaluar të dy disa herë në particione MAK dhe PC), por Vindous dhe Ubuntu përfundimisht nuk përputhen, ajo paraqet enigmë për mua. Shpresoj që në FLISOL tjetër do të arrij ta bëjë atë ose sistemi do të jetë më i shoqërueshëm ose do të pres progresin e ngadalshëm të softuerit të lirë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.