Fiset në Amazone kundra naftës

Morning in the Amazon by markg6 used according to Creative commons attribution license
Mëngjesi në Amazonë…nga markg6, e përdorur sipas licencës së Kriejtiv komons.

Interesi i madh për pasuritë në Amazonë është njëra ndër arsyet që me 23 maj në internet të përhapin fotografi, të cilat paraqesin anëtarë të fiseve të izoluara në Amazonë si marrën në shenjë aeroplanin e fotografit. Megjithatë, për disa organizata, Amazoni asnjëherë nuk ka qenë larg nga mendimet e tyre dhe në këtë postim do të shikojmë disa video nga Amazon Uaç, kurse disa nga ata janë paraqitur në Vitnes zgjedhjen e redaktorëve në Hab.
Për fillim, video e cila tregon sipërfaqen e dëmeve të bëra nga udhëheqja e sektorit të plehrave toksike të kompanisë së naftës Çevron Tehako, e cila më vite e ka fëlliqur basenin e Amazonit në Ekuador. Në videon vijuese, grup e njerëzve të varfër tregon për problemet e tyre shëndetësore, kancer dhe gjobimi i tyre kundra Çevron Tehako, në të cilën kërkojnë që kompania të pastron pas veten.

Pastaj, udhëheqësi i Hub, Kris Majkl i zgjodhi dy videot tjera vijuese. E para, animim i cili e qesh propagandën korporuese dhe tregon perspektivë të ndryshme pqr katastrofën për plehrat toksike në Ekuador, duke i thirr shikuesit të dinë më shumë për gjykimin, për Çevron Tehako në Ekuador dhe u përgjigjet deklaratave të tyre se ata kanë vepruar sipas ligjit dhe nuk ka pasur arsye për katastrofë, dhe njëkohësisht jep pamje edhe për dëmet e eksploatimit të naftës në basenin e Amazonit në Chevrontoxico.com


Videoja vijuese paraqet tregimin se si udhëheqësit e fiseve akoma luftojnë për të ndaluar katastrofa të këtilla të ardhshme dhe insistimi i qeverisë së Ekuadorit ta jep me qira tokën ku janë të vendosura rezervat e fiseve të izoluara për eksploatim të naftës, jo vetëm pa pëlqim të fiseve por edhe kundra revoltës së hapur të tyre.

Për fund, dokumentar i pavarur, i cili mund të merret gratis, i quajtur Drejtësia tani: njerëzit luftojnë kundra naftës. Pastaj pason, fragment i nxjerr nga filmi, i cili tregon se rezervari më i madh i naftës qëndron nën zonën biologjike më të dukshme në Amazonë, rezervari Jasuni në Ekuador:

2 komente

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.