Deklaratë për lirinë e internetit

Siç e kanë vërejtur shumë njerëz, bota gjendet në një moment shumë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për lirinë e Internetit. Në shumë vende të botës, krijohen ligje të reja për ta censuruar internetin, ndërsa bloguesit janë të rrezikuar gjithnjë e më shumë për shkak të shprehjes së qëndrimeve tyre.

Gjatë vitit të kaluar, organizatat nga mbarë bota janë bashkuar si asnjëherë më parë për të luftuar për liritë në internet. Duke filluar nga lufta kundër SOPA dhe PIPA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri te përpjekjet globale me të cilat u ndërpre ACTA, fryma e kohës së sotme predikon lirinë e internetit dhe të qenit e tij i hapur.

Duke e pasur ndërmend gjithë këtë, disa grupe u bashkuan për ta krijuar Deklaratën për internet të lirë, ndërsa Global Voices Advocacy ishte njër ndër nënshkruesit e parë. Deri më sot, Deklaratën e kanë ndënshkruar mbi 1300 organizata dhe kompani, dhe ky numër vazhdimisht rritet. Më poshtë mund ta gjeni tekstin origjinal të Deklaratës. Mund ta nënshkruani Deklaratën këtu; poashtu mund të kyçeni nëpërmjetë një numri të madh të organizatave, në mesin e të cilave EFFFree PressAccess dhe Cheezburger.

PREAMBULA

Ne besojmë se Interneti i lirë dhe i hapur mund të ofrojë një botë më të mirë. Për ta mbajtur Internetin të lirë dhe të hapur, i ftojmë të gjitha komunitetet, industritë dhe shtetet që t'i njohin këto parime. Besojmë se ato do të mundësojnë më tepër kreativitet, më tepër inovacion më tepër shoqëri të hapura.

Ne i bashkangjitemi një lëvizjeje ndërkombëtare për t'i mbrojtur liritë tona për shkak se besojmë se ia vlen të luftojmë për to.

Le t’i duskutojmë këto parime — pa marrë parasysh se a pajtohemi apo jo me to, të debatojmë për to, t'i përkthejmë ato, t'i miratojmë ato dhe ta zgjerojmë diskutimin në komunitetet tona — në mënyrë të cilën vetëm interneti mund ta ofrojë.

Bashkangjtuni edhe ju me ne që ta mbajmë Internetin të lirë dhe të hapur.

DEKLARATË

Ne angazhohemi për një internet të lirë dhe të hapur.

Ne i përkrahim proceset transparente dhe me pjesëmarrje për krijimin e politikave për internet dhe futjen e pesë parimeve kryesore:

Të shprehurit: Mos e censuroni Internet.

Qasja: Promovoni qasjen universale në rrjete të shpejta dhe të lira.

Të qenit i hapur: Ruajeni internetin si një rrjet i hapur ku çdokush është i lirë të lidhet, të komunikojë, të shkruajë, të lexojë, të shikojë, të dëgjojë, të mësojë, të krijojë dhe të bëjë inovacione.

Inovacioni: Mbrojeni lirinë për të bërë inovacione dhe për të krijuar pa kërkuar leje. Mos i bllokoni teknologjitë e reja, dhe mos i dënoni inovatorët për veprimet e shfrytëzuesve të tyre.

Privatësia: Mbrojeni privatësinë dhe mbrojeni mundësinë që çdokush të ketë mundësinë sei si përdoren të dhënat dhe pajisjet e tyre.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.