See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Libi: Na vjen keq Kris, Bengazi nuk mundi të të mbrojë

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi   Revolucionin e Libisë 2011.

Një grup i vogël libianësh u mblodhën sot në sheshin Al Shajara në Bengaz  [12 Shtator 2012] për të protestuar kundër sulmit mbi Konzulatën e Shteteve të Bashkuara.

Katër amerikanë, duke përfshirë edhe ambasadorin Kristofer Stivens u vranë nga  gjuajtjet e militantëve  me raketa përderisa ata po i shpinin në një vend më të sigurtë kur protestuesit e rrethuan ndërtesën e Konzulatës.

Reporterët e lajmeve thonë se protestuesit e rrethuan Konzulatën, meqë ishin të mllefosur për filmin ku përqeshet profeti Muhamed, që është prodhuar nga një producent amerikano-izraelit. Në Kairo, është zhvilluar një protestë e ngjashme, ku protestuesit  hypën në muret e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke e shkyer flamurin amerikan dhe duke e zëvendësuar atë me një flamur arab.

Vrasja e Zotëri Stivens dhe tre personave tjerë të stafit të Konzulatës së Shteteve të Bashkuara ka mllefosur përdoruesit e internetit në tërë rajonin.

Nga Bengazi, Ahmed Sanalla na tregon në Twitter disa nga shenjat që i mbanin protestuesit.

Ai thotë:

@ASanalla: Një grup i vogël u mblodhën në sheshin Alshajra në Bengaz për të protestuar kundër sulmit mbi ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe duke thirrur për aktivizim të Armatës dhe Policisë .

Mes thirrjeve ata thonin [ar]:

هذه ثوره شباب لا قاعدة لا إرهاب. هتفات المتظاهرين في ميدان الشجرة
@ASanalla: Ky është revolucioni i rinisë- jo Al Qaeda apo terroristët. Kjo është një nga brohoritmat në sheshin Al Shajara.

Këtu janë të paraqitura disa fotografi që Sanalla i ka postuar nga protesta.

@ASanalla: Kris Stivens ishte mik i libianëve. Një pamje nga protesta e sotshme në Libi. #Benghazi #USEmbassyattack #Libya pic.twitter.com/jcCkMTUh

"Chris Stevens was a friend to all Libyans". Another sign held at the Benghazi protest today. Photo shared by Ahmed Sanalla on Twitter

“Chris Stevens  ishte mik i gjithë libianëve”. Një tjetër shenjë nga protesta e Bengazit sot. Foto e paraqitur në Twitter nga Ahmed Sanalla

@ASanalla: Na fal Kris #Benghazi nuk mundi të të mbrojë. Fotografi nga protesta e sotshme në Bengaz.

A Benghazi protester carries a sign which reads: "Sorry Chris, Benghazi Couldn't Protect You". Photograph shared on Twitter by Ahmed Sanalla

Një protestues i Bengazit duke mbajtur një shenjë ku thuhet: “Na fal Kris, Bengazi nuk mundi të të mbrojë”. Fotografi e paraqitur në Twitter nga Ahmed Sanalla

@ASanalla: Vjedhësit dhe vrasësit nuk e paraqesin Bengazin e as Islamin. Fotografi nga protesta e sotshme në Bengaz

"Thugs and killers don't represent Islam". Photograph from today's protest in Benghazi shared by @ASanalla on Twitter

“Vjedhësit dhe vrasësit nuk e paraqesin Islamin”. Fotografi nga protesta e sotshme në Bengaz e paraqitur nga @ASanalla në Twitter

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Revolucionin e Libisë 2011.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.