The Global Voices Lingua project hopes to bring GV content to new linguistic audiences - Details

Also in:

Vende:
Canada
Tema:
Ethnicity, Film, Gender, Human Rights, Indigenous, Law, Racism
Gjuhë:
English

 

Фигура од жена, староседелецPrej “Gratë bëjnë filma” kuptuam për filmin dokumentar kanadez i cili tërhoqi vëmendjen e opinionit kah zhdukja dhe vrasja e më tepër se 500 grave aborigjene në Kanada në 30 vitet e fundit. Filmi quhet Finding Dawn (Të gjesh Daun - agimin), i Kristin Vellsh. Filmi është emëruar sipas Doun Grej e cila ishte viktima e 23 ADN e së cilës u gjet në hulumtimin më të madh të vrasjeve në seri në Kanada prej vitit 2002 – 2004. Filmi u përqendrua në këtë ngjarje, si dhe në raporte dhe ankesat për shkak të pasivitetit të pushtetit në lidhje me zhdukjen e këtyre grave kanadeze aborigjene dhe luftës që bëjnë familjet e këtyre grave për të gjetur drejtësinë. .

Klipet nga ky film dhe të ngjarjeve tjera lidhur vrasjen e grave dhe vajzave mund t’i gjeni në ueb-dosjen e Citizen Shift. Klipi i parë Të gjesh Doun e shfaq rastin e Doun Grejit në Vankuver:

Shih më tepër në Citizen Shift.

Videoja e dytë na paraqet autostradën Yellowhead, një rrugë e gjatë e vetmuar e cila lidh shumë qytete të ndryshme, ku shumë gra janë zhdukur ose janë vrarë dhe e cila tani njihet me emrin Autostrada e lotëve.

Shih më tepër në Citizen Shift.

Videoja e tretë dhe e fundit e filmit fokusohet në Dolin Kej Bosin, një grua familja e së cilës ka kaluar vite duke kërkuar sqarime për zhdukjen e saj, dhe duke u pyetur pse pushteti nuk i merr seriozisht raportet për zhdukjen e grave aborigjene.

Shih më tepër në Citizen Shift.

Start the Conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are moderated. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.