Arabi: Ferexheja me një sy

Një shkencëtar islam nga Arabia Saudite bën thirrje që gratë të cilat deri tani kanë mbajtur ferexhe e cila u lejon t’i kenë zbuluar të dy sytë, tani të mbajnë ferexhe e cila do të zbulojë vetëm njërin sy. Bllogerët e vendeve arabe reagojnë.

Bahraini Esra që shkruan në  Mideast Youth, shënon:

Me qëllim që t’i shërojë sprovat e tij shqetësuese, prifti saudit propozon një zgjidhje shumë të qëlluar: ferexhe me një sy.

Ajo vazhdon:

Shkëlqyeshëm! Unë do të filloj të bëj vrima në çarçafët e mi menjëherë.

Por me gjithë seriozitetin, propozime të tilla shqetësuese vetëm më tepër do t’i trajtojnë gratë si objekte, duke ftuar njerëz religjioz që t’i malltretojnë dhe të mos tregojnë respekt ndaj tyre, mënyrë që më nuk është e pranueshme.Unë kam një propozim më të përshtatshëm për priftërinjtë i cili është më i mire për to: nxirrni sytë tuaj me çekiç për gozhda nëse doni të përmbaheni që mos t’u joshin. Gratë nuk duhet më të paguajnë çmimin e mentalitetit tuaj të çrregulluar dhe të sëmurë.

Nga Maroko, Myrtus po tymon nga zemërimi, duke e përshkruar këtë rregull si “fetva të gabuar islame” .,  Ajo gjithashtu pyet:

Pyetem sa gra do të dëshironin t’ia nxirrnin syrin tjetër sheikut Muhamed për shkak të fetvasë së tij të pakuptimtë.

Palestinezi Haitham Sabbah e përshkruan ferexhenë me një sy si “qesharake dhe absurde”

Ai thotë:

Kjo ka dalë nga kontrolli. Absurde…

Më tej vazhdon:

Përse ata nuk i detyrojnë gratë që tërësisht ta mbulojnë fytyrën dhe me këtë ta mbyllin këtë çështje? Si thoni për këtë? Religjion ose islam? Assesi!

Oh….meqë ra fjala…a e di dikush cili sy duhet të jetë i mbuluar? I majti apo i djathti? (Supozoj se i majti sepse neve gjithë kohës na thuan se duhet gjërat t’i bëjmë me të DJATHTËN….Aha …tani e kuptoj rregullën. “Bëji gjërat e mira me të DJATHTËN” Ja deri ku arritën “të drejtat” e njeriut dhe ku i shohim në veprim.

“Rroftë ferexheja me një sy”

Sabah  gjithashtu vendosi edhe fotografi se si do te dukeshin gratë duke veshur ferexhenë me një sy, të njëjtat mund t’i shihni këtu. .

4 komente

  • njerzit jan shum te c`mendur,ca te thush me teper.

  • fatime vasili

    Selam alejkum arabia ka lighet e sej dhe ska pse bota peendimore ti fusi unded ne arabet e dime vete se cbejme per veten tome ata jan lighet tona ska pse tena i paraghykojne zakonet tona ALLAHU jua shpeblefte arabeve

  • ardiana

    Fatime Vasili,

    Së pari mesoje gjuhën tende si shqipëtare dhe tani mbrojë Arabët….. Mu desht ta lexojë 2 her tekstin tënd për të kuptuar.

    Së dyti, ne asnjë aspekt ne fejën muslimane nuk kërkohet qe femëra te mbulohet deri te syri ( i majti?). Ka shum njerëz si ti që nuk kan aspak vetdije të fejës dhe përkrahin keto absurditete vetëm për ti mbrojtur disa mujshar(dhunues) ose njerëz të frustruar nga aspektet seksuale….
    Ardiana

  • Paqja dhe mbi ju, ver nje dor dhe mbylle njerin sy o shkenctar,e me pas vere nje shkrepse a nje objekt te dhe shko ta godasesh me 1 gisht , dheee,,,,, Allahu te udhzoft O shkencetari vogel,,,Un personalisht mendoj se kjo faqe esht kundra islamit dhe pse ne te ka shprehi te bukura mendoj qe pas fshihen njerez qe ja duan te keqen islamit. paqja qoft dhe mbi ju.DAKU_TR

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.