See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Duke folur për Uraganin Sandy në Rrjetet Sociale

Pas goditjes së Karaibeve, Uragani Sandy erdhi në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara më 19 tetor, duke sjellë shi dhe madje borë gjatë rrugës së tij. Syri i uraganit përfundoi në New Jersey-in jugperëndimor, 10 kilometra nga Atlantic City. U raportuan miliona dollarë në dëme në prona, përveç raporteve jozyrtare të 62 vdekjeve dhe miliona banorëve pa energji elektrike në shtete të ndryshme në tërë vendin, përfshirë Washington D.C.

Sandy gjithashtu paralizoi tërë qytetin e New York-ut. Shërbimi i tij i metrosë, një nga më gjithëpërfshirësit në botë, është ndërprerë që nga mbrëmja e 28 tetorit dhe supozohet të zgjasë katër deri në pesë ditë për të kthyer plotësisht funksionin e tij, përderisa autobusët janë sistemi i vetëm i transportimit që ngadalë po kthehet në shërbim të rregullt. Njëlloj, aeroportet LaGuardia, John F. Kennedy dhe Newark Liberty pritet të rifillojnë kontrollin e trafikut ajror deri në fund të kësaj jave, gjersa shërbimet e anijeve që lidhin me qytetet tjera në New Jersey dhe Connecticut janë anuluar dhe tunelet Holland dhe Lincoln që lidhin New York-un mbeten të përmbytur. Ngjarjet si Parada e Halloween-it dhe Maratona e New York-ut më 4 nëntor mbase do të shtyhen deri në javën tjetër. Stock Exchange, operacionet e të cilit u mbyllën për herë të parë që nga sulmi më 11 shtator 2001, u rihapën të mërkurën, më 31 tetor.

Përkundër faktit se kandidatët presidencial kanë premtuar të përqendrohen në përpjekjet për restaurim, “superstuhia” nuk i ka shpëtuar skenës politike. Editorialet në disa nga gazetat më të rëndësishme në vend akuzojnë ish-guvernatorin dhe kandidatin republikan Mitt Romney se dëshiron të zvogëlojë fondet për FEMA-n, agjencinë përgjegjëse për të reaguar ndaj fatkeqësive natyrore, sapo të marrë detyrën presidenciale. Megjithatë, Romney mohoi këto akuza dhe pohoi se ekipet e shpëtimit duhet të marrin më shumë fonde nga shteti. Në shenjë të dy partive, guvernatori republikan i New Jersey-it Chris Christie dhe Presidenti Barack Obama kanë mirëpritur përgjigjen e menjëhershme të njëri-tjetrit ndaj katastrofës së shkaktuar nga uragani.

Siç pritej, Sandy u bë temë e modës në Twitter dhe përdoruesit si Raúl Avila Durán (@Raulavilad) shkruajti:

@Raulavilad: El huracán #Sandy sigue siendo lo más leído. Aquí los vídeos más impactantes de la tormenta http://w.abc.es/jkqit4

@Raulavilad: Uragani #Sandy vazhdon të jetë tregimi më i lexuar. Ja videot më tronditëse të stuhisë http://w.abc.es/jkqit4

Përdorues të tjerë si Socrates García (@SocratesG21) dëshmoi shkatërrimin që shkaktoi Sandy:

@SocratesG21: El frente de este edificio cae durante #HuracanSandy 15th & 8th Ave in NYC http://instagr.am/p/RbaREylRAH/

@SocratesG21: Pjesa e parme e kësaj ndërtese ra gjatë #UraganitSandy Avenyja e 15-të & 8-të në NYC http://instagr.am/p/RbaREylRAH/

Juan Jaime Flores (@juanjaimefl) flet për atë se si disa përdorues në rrjetet sociale kanë postuar foto të rreme të Uraganit Sandy:

@juanjaimefl: “De 10″ La verdadera historia de las 10 fotos falsas del huracán Sandy: Por las redes sociales ha… http://bit.ly/Vb9xUd  #Datosquevalen

@juanjaimefl: “Nga 10″ Tregimi i vërtetë i 10 fotografive të rreme të Uraganit Sandy: Në rrjetet sociale … http://bit.ly/Vb9xUd #Validstats

End Isolation (@endisolation) thekson se imigrantët janë ata që kanë qenë të humbur ndaj fenomenit natyror:

@endisolation: Huracán Sandy: Inmigrantes latinos los más afectados (VIDEO) http://huff.to/QSneTK  via @HuffPostVoces

@endisolation: Uragani Sandy: Imigrantët latin ishin më të prekurit (VIDEO) http://huff.to/QSneTK përmes @HuffPostVoces

Llogaritë si ajo e GeoSolution Consult (@Geo_Solutions) shpjegon origjinën e Sandy-t:

@Geo_Solutions: La supertormenta Sandy fue resultado de la casualidad de la confluencia de un Huracán tropical y un frente frío desde el norte.

@Geo_Solutions: Superstuhia Sandy ndodhi rastësisht si pasojë e bashkërrjedhje e uraganit tropikal dhe një front i ftohtë nga veriu.

Më poshtë janë pak pamje të shenjave dhe kaosit të prodhuar nga Sandy në Qytetin e New York-ut, të gjitha të marra nga autori.

Fallen trees were reported throughout the city.

U raportua për pemë të rëna në tërë qytetin.

Cordones de seguridad cercaron los escombros dejados por Sandy

Shiriti i sigurisë që rrethon shkatërrimet e lëna nga Sandy.

El sistema de trenes en Nueva York no ha prestado sus servicios desde el 28 de octubre

Sistemi i metrosë i Qytetit të New York-ut nuk ka ofruar shërbimet e tij që nga 28 tetori.

Buses look to alleviate city traffic.

Duket që autobusët lehtësojnë trafikun në qytet.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.