Portoriko: 365 fotografi

Fotografi José Rodrigo Madera [spanjolisht] ka bërë një fotografi në ditë gjatë dy viteve të kaluara, në kuadër të projektit të tij “365.” Fotografitë e tij kanë mundur t'i shohin vetëm miqtë e tij në Facebook, derisa revista “Revista Cruce” [spanjolisht] nuk i publikoi 20 fotografi që të mund të kënaqen të gjithë. 

José Rodrigo Madera e përshkruan veten e tij si:

…fotógrafo de profesión y nunca estudió Artes. Estudió Comunicaciones en la Universidad Interamericana y quiere enseñar fotografía. Cree en el matrimonio y se considera de izquierda. Dedica todo su trabajo al hombre de su vida, Emil Alejandro, y a la mujer de su vida, Penelope.

..fotograf profesional që asnjëherë nuk e ka studiuar artin. Ka studiuar komunikimet në Universidad Interamericana, dhe dëshiron të ligjërojë fotografinë. Beson në martesën dhe veten e tij e konsideron majtist. Gjithë punën e tij ia kushton njeriut të jetës së tij, Emil Alejandro, dhe gruas që është dashuria e jetës së tij, Penelope.

Më poshtë po japim një përzgjedhje të fotografive të bukura.*

Hudhësi: 1. Personi i cili, për ndonjë arsye, nuk e përmbush detyrimin ose përkushtimin të cilin vetë e ka propozuar. 2. Personi i cili nuk u përgjigjet thirrjeve.

Ora.

Fëmija me pantallona të kuqe.

Mëngjesi.

Agostini përgatitet për të dalë në fotografi.

Retë fantazmë.

Sorely qeshet.

Spiralja.

Syri.

Nëna e "azul"-it.

 

*Të gjitha fotografitë janë ripublikuar me lejen e fotografit dhe revistës “Revista Cruce”. Nëntitujt janë përkthyer nga origjinali (përveç disa që ishin në anglisht).

 

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.