Marok: Partia opozitare e Twitter-it

Të hënën më 5 shtator 2011, qeveria marokane filloi një fushatë për t'i promovuar “arritjet” e saja që kur erdhi në pushtet. Posterë dhe SMS porosi tekstuale të dërguara njerëzve të rastësishëm i lartësojnë “fitoret e korrura” gjatë katër viteve të qeverisë konservative të M. Abas El Fasi-t.

Makassib.ma (Makassib do të thotë arritje), është një web-faqe e fushatës që ka filluar vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 25 nëntor 2011. Shfrytëzuesit marokanë të Twitter-it e shfrytëzuan platformën për t'u tallur me atë që e thotë qeveria.

Bloguesi Feryate shkruan [arabisht]:

«لقد أصبح التويتو ما» -أي مستعملو التويتر المغاربة- هو الحزب المعارض الأول للحكومة» […] زوار هذا الموقع الاجتماعي، شنوا هجوما شرسا على الحملة التي أطلقتها الحكومة مؤخرا لتعداد إنجازاتها.
“Hapësia marokane e Twitter-it është bërë partia e parë opozitare kundër kësaj qeverie.” Shfrytëzuesit e Twitter-it filluan një sulm të ashpër ndaj fushatës së udhëhequr nga qeveria që kishte për qëllim t'i prezantojë të ashtuquajturat arritje të saja.

Me një dozë humori dhe shumë sarkazëm, shfrytëzuesit marokanë të Twitter-it vendosën që të formojnë një hashtag, #Makassib, për të bërë parodi me suksesin e supozuar të qeverisë së tyre. Ja një shembull i asaj se ç'është shkruar aty:

Omar El Hyani (@O_El_Hyani):

@O_El_Hyani: “Nëse nuk mund t'i bindni, atëherë hutoni ata” #makassib

Yassine (@Yastoch):

@yastoch: مكاسب قوم عند قوم مصائب ‎#makassib

@Yastoch: Përfitimet e disa njerëzve janë fatkeqësi për të tjerët #makassib

Adil Amouri (@AdilAmouri):

@AdilAmouri: En consultant #Makassib .ma, j'allais presque croire qu'on a plus de problèmes au Maroc !

@AdilAmouri: Duke shfletuar nëpër ueb-faqen #Makassib, u ndjeva sikur më nuk ka probleme në Marok!

Nawfal (@nawfal):

@nawfal: Ce qui est intéressant dans #makassib c'est que le web s'impose définitivement comme canal officiel de com au Maroc.Ça c'est un vrai makssab

@nawfal: Ajo që tregon #Makassib është se tani ueb-i është përgatitur për ta luajtur rolin e një kanali zyrtar të komunikimit në këtë shtet, dhe kjo është një arritje e vërtetë.

Sana Guessous (@sguessous) jep një link për te një video të përgatitur nga aktivistët e rinj pro-demokracisë, të cilët thërrasin për një marsh të dielën e ardhshme, për të protestuar për kushtet e jetesës. Në Twtitter ajo shkruan:

@sguessous: Et pan dans ta face, #Makassib !

@sguessous: Merre prapa për fytyre #Makassib!

Ja ku është videoja:

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.